Mbi 12 milionë euro për stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Mbi 12 milionë euro për stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren

Mbi 12 milionë euro do të investohen në rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit, ka nisur projekti për transformimin e stadiumit në një hapësirë sportive moderne dhe funksionale, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga UEFA.

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka theksuar se investimet në infrastrukturën sportive do të vazhdojnë, me fokus në modernizimin e objekteve sportive dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e sportit në vend.



Read it all at Gazeta e Prizrenit