Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Referuar informacioneve nga tereni, ju konfirmojë se një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km 40, në Duhël të Suharekës.
Në aksident raportohet per katër persona të lënduar, ndërsa per shkallen e lëndimeve të tyre mund të ju adresoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kane dal ne vendin e ngjarjes ndërsa Njësia per kontroll ne Autostrada është marr me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaktaret e këtij aksidenti.
Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te jenë vigjilent në respektimin e shenjave të trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë se lëvizjes me atomjete me kushtet në rrugë, në te kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj ne teren po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa rigoroze ne zbatimin e ligjit të trafikut dhe masat e parapara që parashihen në të”, ka shkruar Hoxha./IO