Rreth 2 kg heroinë të sekuestruara në Suharekë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre të arrestuarve në aksionin “Kimisti

- Gazeta e Prizrenit

Rreth 2 kg heroinë të sekuestruara në Suharekë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre të arrestuarve në aksionin “Kimisti

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve në bashkëkryerje. Sipas njoftimit për aktakuzën, të pandehurit figurojnë me inicialet R.B., A.R. dhe B.(Sh) B. dhe ndodhen në paraburgim që nga 23 marsi 2026.

Operacioni u zhvillua më 23 mars në rajonin e Suharekës. Sipas raportimit të atëhershëm të Sinjalit, gjatë kontrollit të një furgoni u gjetën dy qese me rreth një kilogram substancë të dyshuar si heroinë, të fshehura në një hapësirë të improvizuar.

Prokuroria njoftoi pas aksionit se në total ishin sekuestruar rreth dy kilogramë heroinë, si dhe armë, municion, para dhe automjete.



Read it all at Gazeta e Prizrenit