Dogana kap mbi 11 mijë paketime prezervativësh dhe 400 cigare elektronike të padeklaruara

- Gazeta e Prizrenit

Dogana kap mbi 11 mijë paketime prezervativësh dhe 400 cigare elektronike të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 4 mijë e 400 eurosh gjatë kontrollit të një kamioni në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Doganës, kamioni ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut, pasi transportonte mallra të deklaruara nga një operator ekonomik.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 11 mijë e 520 paketime prezervativësh, me nga tre copë secila, si dhe 400 cigare elektronike.

Dogana ka bërë të ditur se këto mallra kërkojnë leje përkatëse të importit dhe autorizime për tregtimin e produkteve të akcizës.


Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet në rreth 4 mijë e 400 euro.

Dogana e Kosovës ka theksuar se kontrollet do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të mosdeklarimit të mallrave dhe zbatimit të legjislacionit doganor.



Read it all at Gazeta e Prizrenit