Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka uruar 28 Nëntorin, duke rikujtuar rëndësinë historike të kësaj date për kombin shqiptar.
Ai ka vënë në pah edhe marrëdhëniet vëllazërore e strategjike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë të ditur se mes dy vendeve janë nënshkruar, zbatuar ose janë në zbatim gjithsej 190 marrëveshje bashkëpunimi.