Një femër gjendet pa shenja jete në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

Një femër gjendet pa shenja jete në Suharekë

Më 25 nëntor 2026, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në fshatin Leshan, se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Suharekë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, si dhe ekspertët mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.



Read it all at Gazeta e Prizrenit