Kush është Myfit bej Libohova, themeluesi i Bankës së Shqipërisë dhe “pagëzuesi” i lekut! Ishte mbështetës i fortë i Zogut

- Bota Sot

Kush është Myfit bej Libohova, themeluesi i Bankës së Shqipërisë dhe “pagëzuesi” i lekut! Ishte mbështetës i fortë i Zogut

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli ditët e fundit në vëmendje 29 janarin e vitit 1846, datë kur lindi Myfit bej Libohova, personi që ka propozuar emrin e monedhës shqiptar-Lek, gjatë kohës që ushtronte detyrën e ministrit të Financave.

Libohova, delegati i Kuvendit të Vlorës, shërbeu si ekonomist, diplomat dhe politikan. Ai lindi më 29 janar 1846. Libohova, delegati i Kuvendit të Vlorës, shërbeu si ekonomist, diplomat dhe politikan. Gjatë Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, pati detyrën e ministrit të Brendshëm. Në vitet 1913-1927, mbajti poste të ndryshme qeveritare.

Qe titullar i Ministrisë së Drejtësisë, i Ministrisë së Brendshme, i Ministrisë së Financave dhe i Ministrisë së Kulturës. Ishte mbështetës i fortë i Zogut dhe ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit, disa muaj pas Revolucionit të Qershorit. Libohova konsiderohet si “pagëzuesi” i Lekut shqiptar, pasi propozoi emrin e valutës dhe ushtronte asokohe detyrën e ministrit të Financave. Libohova ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), një institucion i përkohshëm që prej dorëheqjes së Ismail Qemalit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi në rrjetet sociale, njoftimin e caktimit të Libohovës si anëtar i KNK-së, si edhe urimet për këtë zhvillim. Në vitet 1913-1927, mbajti poste të ndryshme qeveritare. Ka qenë kryeministër i Shqipërisë në një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913-1914.

Qe titullar i Ministrisë së Drejtësisë, i Ministrisë së Brendshme, së Ministrisë së Financave dhe i Ministrisë së Kulturës. Gjithashtu, ishte themelues i Bankës së Shqipërisë. Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike. Ishte mbështetës i fortë i Zogut dhe ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit, disa muaj pas Revolucionit të Qershorit. Libohova konsiderohet si “pagëzuesi” i lekut shqiptar, pasi propozoi emrin e valutës dhe ushtronte asokohe detyrën e ministrit të Financave. Libohova ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), një institucion i përkohshëm që prej dorëheqjes së Ismail Qemalit. Arkivat kanë postuar sot edhe faksimilen e njoftimit të caktimit të Libohovës si anëtar i KNK-së, si edhe urimet për këtë zhvillim.

MONEDHA

Në qeverinë e Ahmet Zogut, që do të vijonte, ai do të ishte njëkohësisht ministër i Frinancave, Drejtësisë dhe Punëve të Jashtme. Nga veprimet më të matura të Zogut në atë kohë ishte krijimi i Bankës Kombëtare dhe nga veprimet e para ishte huaja e madhe, që ka marrë nga Italia për zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërkohë, një nga meritat më të mëdha të Libohovës ishte se ai ishte teknicieni, që realizoi të gjithë operacionin si edhe krijimi i “Lekut”, monedhës kombëtare. Falë huasë italiane, Shqipëria bëri korpusin e ministrive dhe shumë investime në fusha, që i interesonin. Si për ironi, këto ndërtesa janë ende pasuri e madhe e kombit shqiptar dhe tepër funksionale. Qeveria vazhdoi deri në vitin 1927. Në mënyrë të moderuar, ai i bëri të qartë se nuk pranonte uljen e potencës së Parlamentit dhe doli hapur kundër faljes së Shën Naumit-serbëve.

Ishte rënduar dhe tashmë kishte ardhur koha e fundit e tij. Këtë kohë e shfrytëzoi, që të shkonte tek i biri, Maliku në Paris. Atë e kishte me gruan e parë turke dhe i biri ishte i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Paris. Por, përfundimisht nuk kishte më kohë. Teksa kthehej në Sarandë do të vdiste në moshën 51-vjeçare në shkurt të vitit 1927. U varros në Libohovë pranë së gjyshes, motrës së Ali Pashë Tepelenës, Shanishasë dhe në një vend, që edhe sot duket si i amëshuar. Morrën pjesë në varrimin e tij shumë e shumë njerëz. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, Libohova, me insistimin e tij, ishte bërë një qytet. Përveç kësaj, ai kishte bërë rrugën që e lidhte me qytetin, ndërsa do t’i falte Bashkisë së Gjirokastrës sheshin kryesor të qytetit, që ishte pronë e familjes, si edhe një dhuratë financiare prej 5000 napolonash për krijimin e Liceut të qytetit. Ai i rregulloi ujin qytetit të Libohovës dhe me duart e tij mbolli pavdekësinë. Teksa dy rrape të mëdha që i bëjnë hije në sheshin kryesor të qytetit, janë mbjellë nga duart e tij. Kaq ka mjaftuar, që t’u kujtojë bashkëqytetarëve të tij, se ai do të jetë përgjithmonë pjesë e historisë së tyre dhe e dinjitetit të fëmijëve të tyre.

ANGAZHIMET

Studimet e para i kreu në mjedis privat, më pas studimet e mesme në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe më vonë, në Stamboll ku mbaroi liceun perandorak Gallata Saraj në gjuhën frënge. Universitetin e kreu me plot sukses, në degën e drejtësisë. U laureua përsëri në Lozanë ku mori edhe doktoratën në Shkencat Politike. Më 1898-1904, emërohet sekretar i parë në legatën osmane në Bruksel. Ndihmoi nacionalistët shqiptarë që vepronin në atë kryeqytet dhe veçanërisht Ismail Kemal bej Vlorën që botonte në atë kohë gazetën “Albanie” e më vonë Le salut de l`Albanie që shtypej në shqip, turqisht dhe greqisht.

Më 1904, u transferua në Bernë si kryetar i misionit diplomatik në Zvicër. Gjatë atyre viteve ai vizitoi shumë kryeqytete të Evropës në Berlin, në Vjenë, Paris, Londër, Romë dhe Shën Petërsburg për t’i fituar miq kauzës shqiptare. Më 1906, shkoi në Kajro si mysafir i Hidivit (mbreti i Egjiptit) Abas Hilmi Pashajt, të cilin e kishte mik për t’i kërkuar ndërhyrjen e tij pranë Oborrit të Stambollit në favor të autonomisë shqiptare. Më 1907 shërben si kryekonsull në Larisa të Thesalisë. Por, me shpalljen e Hyrrietit më 1908, megjithëse ishte graduar ministër Fuqiplotë dhe kishte një të ardhme të shkëlqyer në Perandorinë Osmane dha përnjëherë dorëheqjen së bashku me vëllezërit e tij Ekrem beun dhe Ajet beun, i pari oficer epror Akademist i Kavalerisë në Shtatmadhorinë dhe i dyti Këshilltar i Ambasadës Perandorake në Athinë – për të marrë pjesë më aktive dhe direkte në lëvizjen kombëtare për lirinë e Atdheut duke sakrifikuar sisoj pa ngurim, tre vëllezërit nacionalistë interesat e tyre personale.

Në vitin 1908, i fali beledijes së Gjirokastrës sheshin kryesor të qytetit që ishte pronë e familjes si dhe një dhuratë financiare prej 5.000 napolona për ngritjen në atë vend të gjimnazit shtetëror. Më 1908-1912, deputet në parlamentin osman i Sanxhakut të Delvinës. Libohova qe një nga ato që mundën të bashkonin gjithë deputetët shqiptarë të katër vilajeteve në një ballë të vetëm parlamentar. Qeveria e Stambollit u trondit tepër nga veprimtaria guximtare e tij dhe që ta bënte për vete i ofroi një ministri me rëndësi në qeveri ose kryesinë e një ambasade, po ai që të dyja këto propozime të rëndësishme i refuzoi. Më 1912 është përfaqësues i vendlindjes së vet në Kuvendin e Vlorës ku firmos Shpalljen e Pavarësisë. Është ministri i parë i Punëve të Brendshme i shtetit të pavarur shqiptar. Gjithashtu, qe edhe kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër në viteve 1913 – 1914, kur Ismail Qemali përpiqej në udhëtime diplomatike të stabilizonte çështjet e shtetit të porsapavarur.

Më 1914, anëtar i palës shqiptare në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. Në qeverinë e parë të Turhan pashë Përmetit emërohet ministër i Drejtësisë dhe i Kultit. Në qershor 1914 ministër i Shqipërisë në Romë. Më 1914-1918, qëndron në Korfuz. Më 1918, tok me Mehmet bej Konicën janë nxitësit e Kongresit të Durrësit. Më 1919-1920, shërben si zv/ kryeministër i qeverisë së fundit të Turhan Pashës, pasi vritet zëvendësi i tij Preng Bibë Doda. Më 1924 në qeverinë e Shefqet bej Vërlacit mban postin e ministrit të Drejtësisë dhe në qeverinë jetëshkurtër Vrioni atë të Financave. Me ndodhitë e Lëvizjes së qershorit ikën nga Shqipëria përmes Shkodrës drejt Mbretërisë Jugosllave.

Më 24 dhjetor 1924, ishte njëri nga komanduesit e trupës që rrëzoi qeverinë kryengritëse të Fan Nolit, duke hyrë nga Kakavija në bashkërendim me hyrjen e Zogut nga viset verilindore. Më 1925, emërohet ministër i Financave si vazhdimësi e qeverisë Vrioni dhe merr përsipër edhe kabinetin e Punëve të Jashtme pas mospranimit të Imzot Gjergj Kolecit. Ndër detyrat më të rëndësishme që kreu ishte ajo e nënshkrimit të një marrëveshjeje ekonomike me palën italiane, e cila përfol se i kishte siguruar të ardhura personale. Gjithsesi e vërteta është që kjo marrëveshje zhbllokoi marrëdhëniet financiare të shtetit shqiptar. Nga ky shkak shëndeti i tij shkoi në përkeqësim dhe në shkurt të 1927 pas një hemoragjie cerebrale, ndërroi jetë në Sarandë dhe u varros në tyrben e oxhakut në Libohovë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot