Stela e Flavius Kapitonit të vrarë nga kryengritësit dardanë

- Bota Sot

Stela e Flavius Kapitonit të vrarë nga kryengritësit dardanë

Mbishkrimi flet për fatin tragjik të robit të liruar Flavio Kapitonit, të cilin e vranë brutalisht latronët, siç thuhet në mbishkrim, në vendbanimin Dasmini, rrugës për në qytetin Viminacium. Ndërsa stelën të birit ia ngriti e ëma Flavia Valentinia. Latronët – kryengritësit dardan shfaqen në shek. II. pas Krishtit, fillimisht në Dardaninë Perëndimore (Rrafshin e Dukagjinit) e më vonë u shtinë edhe në pjesë tjera të Dardanisë. Ishin kundër kulturës romake e gjuhës latine dhe luftonin asimilimin. Benin luftë guerile.

Në kishën katolike të Shën Gjon Pagëzorit të fshatit Zllakuqan të komunës së Klinës ka qenë e murosur një stelë antike, e cila është mjaftë më interes qoftë për nga paraqitja relievore e portretit të ndjerit, qoftë për nga përmbajtja e mbishkrimit. Stela është dërguar në gjysmën e parë të shek. XX Muzeun e Maqedonisë veriore në Shkup, sikurse shumë monumente të trashëgimisë sonë arkeologjike, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. Ajo është punuar nga mermeri. Përmasat e saj janë sa 134 x 73 x 28cm. Është thyer në anën e poshtme dhe në anën e majtë të sipërme. Përbehet nga skema e edikulës dhe fushës së mbishkrimit. Edikula më kornizë pesëkëndëshi eshë përkufizuar më dy gjysmë palmeta dhe dy kolonada, të cilat mbajnë harkun e zbukuruar më lule të stilizuara në trajtë gotash.

Brenda në edikulë, në reliev të imët është skalitur portreti i një burri më sy e vesh të mëdhenj, ndërsa tiparet e tjera të fytyrës nuk dallohen mirë për shkak të dëmtimit të stelës. Burri ka të veshur këmishë më mëngë të gjata, më pala të valëzuara, sipëri të cilit ka të hedhur një mantel më pala drejta, të kopsitur në supin e djathë më një fibulë të rrumbullaket. Palat e mantelit siç duket përfundojnë më theka të stilizuara në formë ornamentesh të gjysmë rombeve.

Në fushën e profilizuar të mbishkrimit, të rrethuar më motivin e hardhisë së rrushit është skalitur mbishkrimi: D(is) m(nibus)/Fl(avio) Kapitoni liber-/to qui casa Vimi-/nacium Dasmini a/latronibus atro-/cissima(m) mortem/(per)pessus est. Fl(avio) Va-/lentina) mater filio/(po)s(uit ?).

Mbishkrimi i takon shek. III pas Krishtit. Ai flet për fatin tragjik të robit të liruar Flavio Kapitonit, të cilin e vranë brutalisht latronët, siç thuhet në mbishkrim, në vendbanimin Dasmini, rrugës për në qytetin Viminacium. Ndërsa stelën të birit ia ngriti e ëma Flavia Valentinia.

Latronët – kryengritësit dardan shfaqen në shek. II. pas Krishtit, fillimisht në Dardaninë Perëndimore (Rrafshin e Dukagjinit) e më vonë u shtinë edhe në pjesë tjera të Dardanisë. Ishin kundër kulturës romake e gjuhës latine dhe luftonin asimilimin. Benin luftë guerile.



Lexoni të gjitha në Bota Sot