Si të jetoni më gjatë? 105-vjeçari japonez zbulon sekretin

- Bota Sot

Si të jetoni më gjatë? 105-vjeçari japonez zbulon sekretin

Dr. Shigeaki Hinohara, i cili ka jetuar deri në moshën 105 vjecare, thotë se sekreti qëndron në disa parime bazë e të thjeshta.

Dr Shigeaki Hinohara raportohet si  themelues i mjekësisë japoneze dhe besohet se ka rolin e tij në njohjen e Japonisë si vend me jetëgjatësi të lartë.

Në një intervistë me rrjetin Japan Times , ai shpjegon se disa nga parimet bazë që e mbajnë njeriun të shëndetshëm janë të mësuarit, të punuarit, apo  dashuria e simpatia për të tjerët, me të cilat mund të zbrazet barra emocionale e vetë personit.

Para se Hinohara të vdiste vitin e kaluar në Tokio, ai vazhdonte të trajtonte pacientë duke punuar më shumë se 10 orë në ditë edhe në moshën 100-vjeçare.

Kawaguchi, i cili konsiderohet si nxënësi kryesor i Hinohara, tha për rrjetin BBC, “Ai besonte se jeta ka të bëjë me kontributin, kishte një nxitje të fortë për të ndihmuar njerëzit, të zgjohej herët në mëngjes dhe të bënte diçka të mrekullueshme për të tjerët. Ky ishte motivimi i tij dhe ajo që e mbante gjallë. Ai e kishte gjithmonë të qartë objektivin e sotëm, të nesërm dhe të të pesë viteve të ardhshme.

Mes udhëzimeve të Hinohara  për të jetuar sa më mirë përfshihen:

“Mos u shqetëso shumë për të ngrënë mirë apo për të fjetur shumë, duhet të zbavitemi. Shpesh kur ishim fëmijë dhe zbaviteshim ne harronim të hanim apo të flinim, kjo mendësi duhet ruajtur edhe në moshë të rritur. Nuk është mirë të lodhësh trupin me shumë rregulla si koha e ngrënies apo koha e gjumit.”

“Mos ndiq verbërisht atë që të thotë doktori yt, doktorët nuk mund të kurojnë këdo dhe shpesh rekomandojnë trajtime që nuk do t’i rekomandonin për të afërmit e tyre. Përse të shkaktojmë dhimbje të kota me operacione? Unë mendoj se muzika dhe terapia e kafshëve mund të ndihmojë shumë më tepër nga sa besojnë doktorët”.

“Nëse do të jetosh gjatë mos ji mbi peshë. Unë për mëngjes pij një kafe, një gotë qumësht, pak portokall me një lugë vaj ulliri brenda. Vaji i ullirit është i mirë për arteriet dhe lëkurën. Për drekë haj qumësht me biskota, nuk më merr kurrë uria sepse duhet të fokusohem në punë. Në darkë haj perime dhe oriz ose peshk, rrallëherë mish. Më tej unë vë muskujt në lëvizje”.

“E rëndësishme është gjithashtu të sundojmë mbi dhimbjen. Dhimbja është misterioze dhe zbavitja është mënyra më e lehtë për ta harruar. Kur një fëmije të vogël i dhemb dhëmbi dhe ti nis të luash me të, ai ose ajo menjëherë e harron. Prandaj besoj se spitalet duhet të plotësojnë këto nevoja bazë të pacientëve, nevojën e zbavitjes. Me muzikë, me kafshë terapie, me mësime arti dhe aktivitete të tjera pozitive”, tha mes të tjerave Kawaguchi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot