Sot në media ka qarkulluar lista e plotë e kandidatëve që kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë në legjislaturën e radhës nga Vetëvendosje.
Vjosa Osmani ka arritur që me listën e saj deri më tani të ketë shtatë deputetë.
Përveç Vjosa Osmanit, numër të madh votash ka marrë edhe Donika Gërvalla.
Haxhi Avdyli e Faton Peci poashtu kanë marrë numër të mjaftueshëm votash në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Dy këshilltaret e Vjosa Osmanit, Jeta Statovci dhe Daorsa Kica-Xhelili kanë patur sukses në debutimin e tyre në politikë duke marrë votat e mjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvend.
Deputet pritet të jetë edhe kandidati nga Ferizaji, Burim Karameta.
Në bazë të numrave, Vjosa Osmani ka mundësinë që të formojë grupin e saj parlamentar, gjë e cila edhe është lënë si mundësi e hapur.