Në Kosovë nuk ka përfunduar ende procesi i plotë i numërimit të votave që më pas duhet certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Duke u numëruar janë ende votat e ardhura nga diaspora dhe ato me kusht.
Aktualisht, me votat e numëruara nga zgjedhjet e 14 Shkurtit, 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind të votave, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave. Lista Serbe ka 5.54 për qind dhe Nisma, 2.6 për qind.
Sipas kësaj përqindjeje, deri në këto momente Lëvizja Vetëvendosje numëron 378,550 vota.
PDK-ja 137,722 vota, LDK-ja 103,507 vota, AAK-ja 58,743 vota, Lista Serbe 43,836 vota dhe Nisma 20,535 vota.
Në QNR, po vazhdon numërimi i votave.