Aktorja e njohur me rolin e ‘Xhbanes’ njëherit dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Arjola Demiri ka reaguar pas kritikave të shumta në njërin prej postimeve të saj në rrjetin social “Instagram”.
Ajo së fundi u shfaq teksa vallëzonte në një kishë.
“Kulti nuk është vend ku pros**tutat bëjnë gjeste të tilla”, ishte vetëm njëri ndër qindra reagimet e lëna poshtë videos së aktore.
Videoja e saj ishte e shoqëruar me këngën “Nasty” të Dafina Zeqirit.
E një javë pas këtyre reagimeve, aktorja në fjalë ka zgjedhur t’iu përgjigjet shumicës së tyre.
"Shifni punët e moralin tuaj të lirë" ua ktheu ajo.