Historiani Gjon Keka: Gjergj Kastrioti vdiq nga helmimi

- Bota Sot

Historiani Gjon Keka: Gjergj Kastrioti vdiq nga helmimi

Shumica e njerëzve të famshëm që kanë patur një ndikim në botë,shoqëri dhe posaçërisht në kombin e tyre janë fshehur shumë mistere rreth personaliteteve të tilla mbikohore. Duke qenë ata me autoritet, ndikim, me një pushtet e fuqi të mbinatyrshme sikur ishte kjo e kryezotit dhe kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit,atëherë edhe mistere të shumta janë fshehur nën petkun e këtij njeriu të madh. Një nga dyshimet që është folur e shkruar herë pas herë,është edhe vdekja e Gjergj Kastriotit.Nëse bazohemi në literaturën nga Pal Engjëlli ,pastaj Marin Barleti e deri vonë është shkruar shkurtë dhe pa u nënvizuar qartë se si dhe cilat ishin arsyet që quan aq shpejtë në një sëmundje apo në vdekje kryeheroin arbëror Gjergj Kastrioti (Skënderbeun).

Të gjithë nënvizojnë se ai ka vdekur nga ethet që nuk ka asnjë shpjegim se nga vërtetët u sëmurë dhe pse aq shpejt vdiq nga ethe të tilla. Aq më tepër ngritet dyshimi se ai u sëmurë dhe më pas vdiq pak pasi u kthye nga vizitia e dytë dhe e fundit që pati në Romë tek Papa Pali i II dhe kalimthi edhe në Venedik.

Për ta diskutuar më në detaj këtë ,po ndalem pak tek ndikimi që kishte pushtimi i Konstantinopojës nga otomanët,ndryshimeve gjeostrategjike që ndodhën si dhe tregëtisë në mes të Perandorisë Otomane dhe Venedikut,Papatit si dhe vendeve tjera.Ndoshta është arsyeja e këtyre ndryshimve zingjirë që quan në lënjen vetë të Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë në betejë përballë Perandorisë otomane.Lënja vetë, dhe mungesa e mbështetjes nga Princat dhe Mbretërit e disa popujve europian të asaj kohe ishte tepër e dëmshme së pari për vetë Arbërinë e cila kishte qenë deri në fund një mburojë e tërë Europës, së dyti një gabim historik i pafalshëm që bënë këta princa e mbretër e Papa dhe të gjithë të cilët nuk i bashkuan forcat për ta dëbuar një armik të përbashkët që i kërcënonte qenje dhe identitetin e tërë kombeve europiane, dhe së treti ndoshta ishte një llojë xhelozie që kishin ndaj primatit që kishte Gjergj Kastrioti në çdo fushë ,si në atë ushtarake ,diplomatike,pastaj të një burrështeti vizionar i cili edhe u emërua në krye të forcave të ushtrisë së kombeve europiane.

Poashtu mund të jetë edhe kjo xhelozi që ata kishin se ai tanim kishte një autoritet dhe famë tepër të madhe ,madje famë më të madhe se vetë Papa dhe shumë mbretër e princa të asaj kohe në Europë.Gjithashtu Gjergj Kastrioti ishte edhe i palëkundur në betejën kundër pushtuesit otoman, njeri që ofertat e armikut i konsideronte blerje kohe e tyre dhe kurthe, ndërsa nuk njihte kompromise me armikun kur ishte në pyetja atdheu dhe interesi i shtetit arbëror, madje ai refuzonte edhe çështje tregtare me Perandorinë Otomane ,dhe pengonte edhe vendet tjera duke mos i lejuar që Arbëria të bëhej zonë e kalimit të tregëtisë në mes Peranodrisë otomane dhe vendeve tjera që kishin marrëdhnie tregtare në atë kohë.

Duke parë gjithë këtë mund të vijë në përfundim se ndoshta është pikërisht Gjergj Kastrioti me politikën, strategjinë,diplomacinë, udhëhqejen e tij të urtë e vizionar u bë pengesë e disa vendeve që kishin interesa tjera dhe marrëdhënie tregtare e në nivele të tjera me Perandorinë Otomane.Prandaj është e mundur që kryezotin dhe kryeheroin tonë ta kenë helmuar, për ta hequr qafe si pengesë që kishin si armiku otomane ashtu edhe vendet tjera të cilat gëzonin marrëdhënie të mira tregtare me Sulltanin si dhe marrëdhnie tjera diplomatike,politike etj etj.Edhe ky dokument nënvizon tepër qartë se Gjergj Kastrioti u helmua dhe vdiq pikërisht si rezultat i helmimit. Sikur mund ta shihni të nëvizuar në dokumentin(M.O.Johan.R.avt,Rerum mem[...],1581) shoqërues këtu bashkëngjitur.Dhe tani shtrohet pyteja se a u helmua ai gjatë qëndrimit ,respektivisht vizitës që pati jashtë shtetit të tij,nga ata që e shihnin si pengesë dhe kishin xhelozi për famën dhe madhështinë e autoritetin e tij?Apo u helmua pasi u kthye nga ndonjë person i paguar nga sulltani për ta hequ edhe ky pengesën e fundit dhe të vetme që kishte ai pra Gjergj Kastriotin, si një mburojë e vetme e Arbërisë dhe civilizimit Europian?

Në fakt fjalët që nxorri sulltan Mehmeti II kur mësoi për vdekjen e tij mund të jetë që ai u gëzua tepër shumë pasi realizoj planin e tij demoniak,duke ditur se kishte bërë mjaftë përpjekje për ta hequr qafe kryeheroin tonë arbëror Gjergj Kastrioti,por kishte dështuar vazhdimisht:“Një luan i tillë nuk do të lindë më mbi dhe kurrë.Tani Europa dhe Azia janë të miat! Mjerë krishterimi, se i humbi shpata dhe mburoja.“Vdekja e kryeheroit arbëror ishte në fakt një humbje tepër e madhe, një trondtije në themelet e Arbërisë ,një perëndim mbi pesqind vjet i diellit të madh që e ngrohte dhe i bënte dritë jo vetëm Gadishullit Ilirik ,por edhe mbarë kontinentit Europian. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot