Kordoni i zi

- Bota Sot

Kordoni i zi

Cilësia e “dobët” e - gjellës së pasulit, dhe kushtet e “këqia” në QS.-re të UP-së, ishin arsyet, që Ali spiuni të nxitë revoltën, më pas edhe protestën e studentëve, që u përhap edhe nëpër rrugët e Prishtinës. Pas pritjes, që dikush prej prijësve kosovarë t`u drejtohet në lidhje me brengat e tyre, protestuesit e zhgënjyer janë shpërndarë qetas. Kjo, ua hapi rrugën shovinistëve serbë, që ta destabilizojnë e shkatërrojnë Kosovën. Fatkeqësisht, ashtu edhe ndodhi. -E, kur marsi e prilli, erdhën në Kosovë e në Prishtinë, Kordoni i zi, tmerrshëm u vërsul mbi shqiptarinë. II Më, 26 të tretit, të Pranverës së përgjakshme. Ardhja e Stafetës së Titos në Kosovë, qe provokim i rëndë i pushtetit monist.

Kurse, organizimi i mitingut kushtuar saj, në Prishtinën e okupuar nga -“Kordoni i zi“, i nxitën grupet ilegale politike dhe popullin, që fuqishëm ta pengojnë mbajtjen e tij. Por, “speciallëcat” iu kundërvurën. Ashtu që, aty u krijua tollovia e madhe. Zëri i folësit zyrtar nga bina solemne: -Druzhe Tito, mi ti se kunemo, da sa tvoga puta, ne skrenemo!”. (- Shoku Tito, ne të betohemi, se nga rruga jote, nuk do të ndahemi!). U përzi me fishkëllimat,brohoritjet kundërshtuese, 2 eksplodimet e bombave lotsjellëse, krismat e armëve, kërcënimet, thirrjet, britmat, klithjet... sirenat e “maricave” të milicisë, dhe të tjerat. Ashtu që, sheshi u shndërrua në betejën e përgjakshme, ku pësuan, u lënduan e u përgjakën shumë protestues.

Ndërkaq, Ata, që rrinin prapa bagremëve të Komitetit, i burgosën, i munduan, i torturuan, i masakruan, dhe i dërguan nëpër burgjet famëkëqija të Serbisë, Këta, të hypur mbi bagremët që përmes megafonit, proklamonin: - Barazi, Demokraci... Liri! -E, kur marsi e prilli, erdhën në Kosovë e në Prishtinë, Kordoni i zi, tmerrshëm u vërsul mbi shqiptarinë. III Në mëngjesin e së nesërmes, të Pranverës së përgjakshme. Sheshin e qytetit e ka pllakosur heshtja vrastare. Kudo ndihet kundërmimi i mishit të djegur, e i tymit të bombave lotsjellëse. Kudo, atmosfera e zymtë, rrëmujë e madhe, vitrinat e thyera, këpucët, teshat e gjësende ...

Ku, pos qenve endacakë që e lëpinin gjakun, dhe i ngrënin gjymtyrët e mbetura të protestuesve, me tytat e armëve të drejtuara kah çdo gjë që lëviz, çdo kund ishin të vendosur -“speciallëcat”, dhe falë distiktit të RTP-së, nuk më ngucën. Prapa Shtëpisë së mallrave i pashë trupat e pajetë, të dy të rinjve të mbuluar me flamurin e përgjakur. -O Zot, ruajëmi mendtë! -E, kur marsi e prilli, erdhën në Kosovë e në Prishtinë, Kordoni i zi, tmerrshëm u vërsul mbi shqiptarinë. IV Më, 28 të tretit, të Pranverës së përgjakshme. Në Mbledhjen e Aktivit të elektrizuar Politik, për ta parandaluar më të keqen, Fadili urtësisht, tha: 3 -“Bira e minit - 300 groshë!”. Por, pos Prof. Rexhepagiqit,i cili e arsyetoi situatën, askush tjetër s`e kuptoi, dhe s`e përfilli.

Serbët dhe serbofilët, për protestat folën zi e më zi. Kurse, mjeranët tanë, në vend se t`i përkrahin kërkesat e studentëve, ato i vlerësuan si terroriste e kundërrevolucionare. Azem “ideologu”, i vlerësoi si -“Irredentiste!?”. “Me tanke - mbi fëmijë!”, ulëriti Mehmet- polifemi. -Aprovohet! - brohoritën të tjerët. Dhe, e emëruan - Shef të Pandurisë kosovare. E, Bahtia qe e vetme shqiptare që i dënoi fëmijët tanë. Pra, na kaploi tradhtia e ç`njerëzia!? Ndërkaq, shpallja e -“Gjendjes së jashtëzakonshme”, dhe e -“Orës policore”, për Kosovën qe grusht i rënd, nga i cili s`u këndell. -E, kur marsi e prilli, erdhën në Kosovë e në Prishtinë, Kordoni i zi, tmerrshëm u vërsul mbi shqiptarinë. V Më, 1 dhe 2 të katërtit, të Pranverës së përgjakshme. Tanket zhurmshëm qarkullonin nëpër rrugët, kurse fëmijët, hypnin dhe i valonin flamujt mbi ta. Çfarë trimërie... çfarë krenarie kombëtare?!

Mirëpo, nga disa grupe të papërmbajtura, aty u shfaqën parullat e u dëgjuan brohoritje, që nuk ishin për kohën: “Bashkim-Bashkim!”, “Kosova-Republikë!”, “Republikë-Kushtetutë - ja me hatër, ja me tutë!”, etj. Kështu që, UP-ja e Prishtina u shndërruan në arenat e përgjakshme të përleshjeve, kacafytjeve... E, “Kordoni i zi”, tmerrshëm u vërsul mbi rininë tonë, e në buzët e tyre, këngët:“Besa-besë”,"Tefik Çanga"... Dhe, Kordoni i zi, shkrepi, kërsiti, plagosi, vrau... E, këngët u përziejnë me britmat, klithjet, rënkimet… dhe gjaku rrodhi... e u shuan - jetët. 4 Kurse, gratë e shkreta nxitonin t`ua sillnin: ujin për freskim, qepët kundër gazit lotsjellës, leckat e lagura kundër plagëve e barnat tjera, dhe u përkujdesën për shërimin e tyre. -E, ju lumtë!

Por, nuk mund t`ua ndalin burgosjet, vuajtjet, vdekjet... Ashtu që, varrezat u mbushën me banorët e rinj, kurse burgjet serbosllave me të rinjtë tanë. -E, kur marsi e prilli, erdhën në Kosovë e në Prishtinë, Kordoni i zi, tmerrshëm u vërsul mbi shqiptarinë. VI Gjatë të katërtit, të Pranverës së përgjakshme. Kosovën e kaploi terri... e tmerri, dhe u shndërrua në kamp të përqendrimit, ku kryhen: diferencimet, dënimet, burgosjet... rrënimi i institucioneve juridike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, kulturore, informative... e, çdo gjë që ishte shqiptare. Kurse, jeta e humbi kuptimin e vet. -Eh! Padyshim, se Pranvera e përgjakshme kosovare, na e zgjoi vetëdijen njerëzore e kombëtare, na e zgjoi ndërgjegjen e fjetur, na e forcoi nderin dhe dinjitetin, dhe na e trasoi rrugën e ardhmërisë.

Protestat i shndërroi në demonstratat, demonstratat në lëvizjen - popullore. Kurse, popullin në vullkanin gufues. -Çfarë ndjesi?! Pranvera, na i qiti në shesh edhe fëlliqësirat: tradhtinë, spiunimin, karrierizmin, robërimin... - Bre, u farofshin të atillë! -E, kur marsi e prilli, erdhën në Kosovë e në Prishtinë, Kordoni i zi, tmerrshëm u vërsul mbi shqiptarinë. 5 Dhe, falë ligësive tona, Kordoni i zi, e i tmerrshëm mbeti në Dardani. Prishtinë, prilli /1981



Lexoni të gjitha në Bota Sot