Komploti për të rrëmbyer ministrin gjerman të Shëndetësisë, nën akuzë një tjetër person

- Bota Sot

Komploti për të rrëmbyer ministrin gjerman të Shëndetësisë, nën akuzë një tjetër person

Prokurorët gjermanë njoftuan të mërkurën se kishin vënë nën akuzë një tjetër të dyshuar në lidhje me një komplot të së djathtës ekstreme për të rrëmbyer ministrin e Shëndetësisë Karl Lauterbach dhe për të rrëzuar qeverinë në shenjë proteste kundër kufizimeve të Covid-19.

61 vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet, është në mesin e 6 personave të akuzuar për komplotin. Pesë persona të tjerë nga grupi, i cili e quajti veten “Patriotët e Bashkuar”, tashmë janë akuzuar në lidhje me komplotin e supozuar dhe kanë dalë në gjyq në qytetin perëndimor të Koblenz në maj 2023.

Personi i akuzuar të mërkurën dyshohet se “ka marrë pjesë në takimet e grupit dhe ka punuar për konkretizimin e planeve”. Planet thuhet se përfshinin goditje në rrjetin e energjisë për të shkaktuar një ndërprerje të zgjatur të energjisë që do të siguronte mbulim për një përpjekje për grusht shteti.

I dyshuari tha gjithashtu se ishte gati të ndihmonte rrëmbimin e Lauterbach, sipas prokurorëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot