Shqiptarët mbesin pa “zë” në Kuvendin kroat, flet kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci

- Bota Sot

Shqiptarët mbesin pa “zë” në Kuvendin kroat, flet kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci

Esat Qollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, ka folur për shkaqet që në zgjedhjet parlamentare të Kroacisë shqiptarët nuk morën kësaj radhë asnjë ulëse të deputetit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se për kandidatët shqiptarë vet një pjesë e shqiptarëve të Kroacisë kanë shpërndarë dhe ngritur çështje që nuk kanë qenë të vërteta.

“Unioni i Shqiptarëve ka pasë kandidate Eminen për të tretë dhe pranuam që i njëjti person të jetë kandidate sërish, kështu ranë dakord shumica e bashkësive që ta vazhdojmë punën aty ku mbetëm”.

“Ne i kemi pasë dy kandidatë shqiptarë shumë të fortë për të cilët kam shumë respekt për të dy. Një pjesë e shqiptarëve në Kroaci kanë thënë gjëra ndaj tyre që nuk kanë qenë faktike dhe as të vërteta, dhe nuk mbështetën kandidatët”.

“Ne kemi bërë  çmos dhe kemi kërkuar në çdo mënyrë të mos e humbin ulësën në Kroaci”, ka thënë Qollaku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot