Prek Mani, deshmori që dha jetën për çlirimin e trojeve shqiptare

- Bota Sot

Prek Mani, deshmori që dha jetën për çlirimin e trojeve shqiptare

Një ndër 53 deshmorët e saj ,është edhe biri i Nikaj- Merturit,Prek Mani, i cili dha jetën në luen e rinisë, duke skuqur me gjakun e njomë bozhuret e zhuritura të tokës shqiptare. Ai u vra në Judovnik me 22 janar te vitit 1945 ne moshen 23 -vjecare.Prek Mani lindi ne fshatin Tetaj të krahines sç Nikaj -Mertur me 22 qershor të vitit 1922 ne nje familje te varfer fshatare me tradita patriotike. Ne formimin e Prekës ndikuan pozitivisht babai I tij, Mani si dhe xhaxhallaret Sokoli e Kadria. Keta leviznin shume,takoheshin me shokë e miq si ne zonën e Dukagjinit,Shkodër,Malësinë e Gjakovës etj. Ne takime me njerëzit e njohur ata mesonin shumë dhe kishin marrë një kulturë disi te lartë,e frekuentonin rregullisht kishat, donin arsimin etj. Sokoli e Kadria kanë qënë pjesmarrës në ushtrinë e Bajram Currit, si pjesëmarrës ne Revolucionin Demokratiko-Borgjez te 1924. Qe kur Preka ishte 3 vjeç, familja e tij ndiqej si kundershtare e Zogut.

U njoftuan disa herë qe te dorëzoheshin dhe u detyruan të dalin si kaçak ne male. Kjo u shoqerua me djegiën e shtepisë,të bazës ushqimore te bagetive dhe grabitjen e gjesë së gjallë. Ne periudhën fundviti 1924 deri ne Maj 1925, qëndruan burra, gra e fëmijë ne kushte te jashtëzakonshme bjeshkëve. Por në forma te ndryshme ndihmoheshin nga njerëzit e fshatit dhe te njohurit. Kjo ua kaliti më shumë durimin dhe ua rriti ndjenjet dhe dashurinë për vendin. Me dhimbje te madhe vendosin te largohen nga fshati i tyre , të afërmit ,bashkëfshatarët dhe miqtë. U vendosën të një bashkëfshatar i tyre,Vuksan Nika në Ramoc te Gjakoves,ku me 1926 Mani,babai I Prekës kthehet ne vendlindje,pasi sëmuret rëndë dhe më vonë dhe vdes ,duke qënë i ftohur nga qendrimi kaçak maleve.Kadria,xhaxhai i Prekës ra dy herë në përpjekeje me zhandarët ku edhe plagoset. Me vonë e zënë dhe e dënojnë me 12 vjet burg ne Shkoder.

Ndersa Sokoli,ne moshen 23- vjecare vritet nga forcat serbe ne kufi me Jugosllavinë dhe varroset ne varrezat e Ramocit ne Gjakove.Tani hallet e jetes u shtuan pa kufi. Preka, sikurse tregojne te afermit, ishte shume i shkathet,inteligjent ,me trup te gjate ,si je lis bjeshke I vendlindjes. Qysh ne moshë të vogël dallohesh për kerkesat per t’u shkolluar,per te ndërtuar ekonominë,shtëpi te re dhe për të krijuar familje.Me gjithë veshtiresitë e medha që s’ju kishin ndarë asnjeherë, xhaxhai Marku vendos dhe e regjistron në shkollën fillore në Gjakovë ne vitin 1930. Preka e falnderoj shume xhaxhain dhe i premtoj se do të mesonte shumë dhe do te ishte i sjellshëm.Ne vitin 1934 Preka mbaron shkollën fillore,por familjen e tij,pasi arrestojnë Markun,i internojne ne Novi Pazar. Në moshen 12- vjecare,Prekën e pikelloi shumë,pasi u detyrua te nderpresin shkollën.

Ne Novi Pazar familja e tij bënte një jetë në kushte mjerimi. Ndonëse ne moshë te re,por i burrëruar me vuajtjet e jetës, vendos te mos perulet,duke fillon pune nga më të ndryshmet,si argat, sherbetor ne familje por shumë here pa pune. Edhe ne keto kushte mëndjen e kishte te shkolla,interesohesh te gjente ndonjë liber dhe ta lexonte. Ne shtepinë e Prekës ne Tetaj eshte nje libër shumë i vjetër me këngë folklorike. Me 1937, në pamundësi për të jetuer më në Novi Pazar, kthehet ne fshatin e lindjes ,neTetaj.

I gjurmuar nga regjimi i asaj kohe, rrinte shumë pak në Tetaj,shkonte te shoket e shkollës ne Gjakovë, por dhe të disa miq në Shkodër, me te cilët kishte krijuar njohje nepërmes xhaxhallarve. Punon në punë të ndryshme nga me te rëndat,argat dhe pa bukë e gjumë. Keto vite janë në kohën e pushtimit fashist italian.Duke përjetuar qelitë,rrahjet, padrejtesitë,raprezaljet dhe duke kujtuar bisedat qe nëna i ikishte treguar dhe ato qe kishte kaluar vetë, e ndihej shume i fyer qe u sherbente pushtuesve.Në burgun e Shkodrës u trishtua nga torturat qe shihte mbi te ndaluarit qe dilnin ne demonstrate.

Fshatarët e dëgjonin më shumë vemendje kur Preka fliste per Shkodrën,për bukuritë e atij qyteti te lashtë,për njerëzit me zemër te madhe ,por edhe për vuajtjet, mjerimin,papunesinë ,për demonstatat,torturat e demonstruesve ne burgje dhe pakenaqësinë për pushtuesit e huaj.Ne shtator 1944 Prek Mani inkuadrohet ne brigadat partizane. Me krijimin e brigades se 25-te Sulmuese,Preka iu bashku kesaj brigade, e cila mori mision per çlirimin e trojeve shqiptare ne Jogosllavi.

Ai u caktua komandant i toges se zbulimit ,i cili shquhej si partizan trim,I dashur dhe besnik . Ne fletoren e tij origjinale, te cilen e ruan familje, e ne po e pbulikojme per here te pare ne gazeten “Bota sot”, ka shumë shenime interesante.Luftimi i fundit qe ka marre pjese Prek Mani, ka qene ne malet e Judovnikut kunder nazisteve gjermane. Ne malet e judovnikut bora i kalonte dy metra.

Sipas dëshmive te shokëve partizane, brigada pergatitej te hidhej ne sulm. Preka herëpashëre fërkonte syrin dhe ballin, pasi i kishte mbetur zakon që nga femijëria,kur në vetullën e syrit e kishte zënë një gjarpër. Kur u dha urdheri i sulmit, ra si një partizan, shoku i toges se zbulimit te Prekes. Preka e pa qe shoku u plagos dhe shkoi t’i vinte në ndihmë dhe e mori në krah,por një plumb e goditi Prekën ne shpatullën e majtë. Shokët e derguan ne spitalin e Ivanajve. Nuk i reizistoi jetes.Vdiq ne duart e shokëve parizane, te cilët e varrosen me shumë dhimbje në varrezat e Ivanajve me daten 22 janar 1945 ne moshen 23-vjeçare.Periudhën janar-prill 1945 partizanet e brigades se 25 Sulmuese e kaluan ne familjet kosovare, sepse dimri ishte i jashtezakonshem.

Per vdekjen e Prekës, fjalë pas fjalë kishin degjuar gjithë fshati e krahina. Por nënës Lenë nuk e merrte kush guximin t’i tregonte. Kur shkriu bora dhe filluan e po vinin shokët e Prekës, nënës Lenë i hyri dyshimi dhe pyeste pse nuk vjen Preka. Lena vendos ta kerkonte djalin tjetër derisa ta gjente, por ju lutemi tregoni asaj se Preka ka vdekur ne lufte ne çlirimin e trojeve shqiptare.Shkolles 9 vjeçare ne vendlindjen e tij,ne fshatin Shengergj te Nikaj -Merturit,ia kanë vënë emrin e Prek Manit,si deshmori i parë i Luftës së Dytë Botërore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot