Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Kur u njoha me ty....

- Gazeta Telegraf

Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Kur u njoha me ty....

Kur u njoha me ty ,duhet të ketë qenë muaji mars

Një ditë e veshur me blerime

Ndryshe sdo më mbetej ky petal

Harruar mbi këmishën time

Shumë herë jam matur që ta heq

Por në çastin e fundit jam penduar

Ai sdo të ikë që andej për dreq

Si çdo gjë relikë e rrallë , e çmuar

Kur nisa të mendoj për ty ,duhet të ketë qenë fillim prilli

Se lumi rridhte me potere

Ndryshe nuk do me mbinin në vesh kaq shumë melodi

Në ngjyrë pranvere

Kur u përqafova me ty. duhet të ketë qenë fund maji

Me diell që fshihej pas një reje

Ndryshe mbi buzë nuk do të mbaja

Një puthje zjarr, kujtim prej teje

Sa herë që jashtë bën mot i ftohtë

Dhe dimri shfryn me egërsi

Ajo mundohet tmë mbajë ngrohtë

Nuk do tia dijë për erë dhe shi

Kur u njoha me ty , duhet të ketë qenë një ditë e mbarë

Me trille ngjyrash dhe aroma

Ndryshe sdo të dashurohesha me ty, që në shikimin e parë

Dhe vazhdoj të dashurohem.. akoma



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf