Saranda perla e Mesdheut, bashkon qindra skrapalinjë në takimin e ditës së premte

- Gazeta Telegraf

Saranda perla e Mesdheut, bashkon qindra skrapalinjë në takimin e ditës së premte

Ende pa u shuar jehona e mikritjes në Vlorë, valët e detit dërguan magjinë e zërit të Demir Zykos drejt të bukurës Sarandë. Në një atmosferë elektrizuese anëtarët e Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri pritën Grupin e Punës për hapjen e Degës së Sarandës nën drejtimin e themeluesit të Shoqatës Nuri Çuni, Nazmi Çela dhe Rustem Zyko djali i ikonës së muzikës popullore të trevës së Tomorrit, Nderit të Kombit Demir Zyko.

Pas Himnit Kombëtar, nisi bashkbisedimi dhe malli për Skraparin. Zgjedhjet vendosën që në krye të Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri për degën Sarandë  të jetë Luftar Hasanllari.  Nën Kryetar Robert Zoto, Ermir Çipi, Afes Bregu, Bledi Shahinaj, Sekretar Genci Kaçi dhe Kordinator Alush Beqari. Këngët e Skraparit i dhanë më shumë bukuri këtij eventi me premtimin që tani do jënë më të shpeshta.

 



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf