Ministri Mete firmos në Washington marrëveshjen për ujërat e ndotur

- Gazeta Telegraf

Ministri Mete firmos në Washington marrëveshjen për ujërat e ndotur

Ndërsa ndodhet në Washington ku po merr pjesë në Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar Ministri i Financave Ervin Mete në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës”, tha se gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet me zv. presidenten e Bankës Botërore, një projekt që parashikon një ndërhyrje për menaxhimin e ujërave të ndotur si dhe do të diskutohet për reforma të thelluara për mbrojtjen sociale. “Gjatë këtyre ditëve ne do të nënshkruajmë me zv. presidenten e Bankës Botërore, një projekt që parashikon një ndërhyrje për menaxhimin e ujërave të ndotura, që mund të derdhen në brigjet e detit apo përgjatë lumenjve të Vjosës, në mënyrë që të mirë menaxhohen në kuadër edhe të një turizmi të shtuar që ne kemi dhe t’i përgjigjemi në mënyrë të qëndrueshme këtyre zhvillimeve. “Ndërsa kemi pasur bisedime të thelluara lidhur me një ndërhyrje reformuese të shtyllave të mbrojtjes sociale, me fokus adresimin e nevojave të mbrojtjes së kapitalit njerëzor, duke pasur parasysh zhvillimet demografike në vend ku ekspertiza e Bankës Botërore është shumë e rëndësishme që ne të kemi ndërhyrje sa më të qëndrueshme”,- tha Mete.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf