660 milionë euro para krimi pastrohen me komision 16%

- Gazeta Telegraf

660 milionë euro para krimi pastrohen me komision 16%

Bizneset e ligjshme kthehen në skënë kamuflazhi për paratë e krimit që hynë në ekonominë shqiptare. Kryesisht fluski më i madh, gati 480 milionë euro vjen nga Britania e Madhe dhe Dubai ndërsa 186.5 milionë u gjeneruan nga aktiviteti kriminal në vend. Ja skema për transferimin e parave si dhe investimin e tyre në me komision 16% në biznese të ligjshme, fondacione, ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve. Eksperti Zef Preçi: Kapja e shtetit realitet tronditës, në dorën e agresionit të oligarkisë dhe krimit të organizuar

660 milionë euro para krimi pastrohen me komision 16% në biznese të ligjshme

Të paktën 660 milionë euro të pista hynë në ekonominë shqiptare vitin e kaluar. Paraja e krimit vjen kryesisht nga Britania e Madhe dhe Dubai e më pas futet në ekonomi përmes kriptomonedhave. Pjesa më e madhe e këtyre parave, gati 480 milionë euro hynë nga vende si Britania e Madhe apo Dubai, ndërsa 186.5 milionë u gjeneruan nga aktiviteti kriminal në vend.

Këto para pastrohen kryesisht në ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve.

Prokuroria Speciale ka pranuar se ka më pak procedime nga vitet e kaluara për shkak të vështirësive në gjurmimin e parave të krimit. Gjatë vitit të shkuar u kapën vetëm 158 vetë me akuzën e pastrimit të parave nga 224 në 2022-shin apo 2021.

Të paktën 660 milionë euro të pista hynë në ekonominë shqiptare vitin e kaluar. Kaq llogarit Prokuroria Speciale, por besohet se shifra është disa herë më e madhe.

Të dhënat e SPAK tregojnë se krimi i organizuar po sofistikohet duke përdorur teknologjinë për transferimin e parave si dhe investimin e tyre në biznese të ligjshme.

Paraja e krimit vjen kryesisht nga Britania e Madhe dhe Dubai e më pas futet në ekonomi përmes kriptomonedhave. Pjesa më e madhe e këtyre parave, gati 480 milionë euro hynë nga vende si Britania e Madhe apo Dubai, ndërsa 186.5 milionë u gjeneruan nga aktiviteti kriminal në vend.

Ato investohen në biznese të ligjshme me një komision që shkon në 16 %.

Këto para pastrohen kryesisht në ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve.

Prokuroria Speciale ka pranuar se ka më pak procedime nga vitet e kaluara për shkak të vështirësive në gjurmimin e parave te krimit. Gjatë vitit të shkuar u kapën vetëm 158 vetë me akuzën e pastrimit të parave nga 224 në 2022-shin apo se 2021.

Skema tipike

 Rasti më tipik është ai i një individi, i cili pastronte para për llogari të Cosa Nostra në Itali. Skema e pastrimit të parave konsistonte në kalimin e parave nga fondacioni i themeluar prej tij me qendër në Lihtenshtajn, por me llogari bankare të çelur në Zvicër. Paratë fillimisht u transferuan nga llogaria e fondacionit në llogarinë e tij personale, po në të njëjtën bankë në Zvicër.

Prej aty, me lidhjet e krijuara me një shoqëri tregtare në Shqipëri, e cila luante rolin e “ndërmjetësuesit” profesionist, paratë do të vinin fillimisht në llogarinë e tij personale të çelur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Më pas këto para do t’i kalonin shoqërisë tregtare shqiptare, që merrej me tregtinë e karburanteve në formë huaje dhe kjo kompani do t’i transferonte në Hong Kong te një shoqëri tjetër tregtare, që do të shërbente si “garantuese” për kryerjen e transanksioneve fiktive për blerje karburantesh. Për këtë shërbim, shoqëria tregtare shqiptare do të përfitonte 16% (afërsisht 3 milionë euro) të vlerës së parave që do të pastroheshin, sqaron SPAK.

Një nga skemat më komplekse të pastrimit të parave është ajo e përdorimit të institucioneve shqiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndërmjetëse” të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafies Italiane, evidenton SPAK.

Përfaqësuesit e bizneseve të ligjshme shqiptare, në rolin e “ndërmjetësve” profesionistë, kanë ndihmuar në krijimin e aksesit në sistemin bankar shqiptar, i cili do të përdorej për të kryer “shtresëzimin” e transfertave bankare për të kaluar ato më pas në vende të tjera.

Gjithashtu investimet në prona të luajtshme (mjete motorike, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri, pajisje kompjuterike etj.) dhe pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi etj., qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare (Vlorë, Durrës dhe Lezhë).

Vihet re dhe një numër i konsiderueshëm i depozitimit të parave, të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale në llogari të ndryshme bankare, që kryesisht janë në emra shoqërish tregtare ose personave fizikë, të afërm të të dyshuarve.

Agresioni i oligarkisë dhe krimit të organizuar mbi pasuritë publike vazhdon me intensitet të lartë...

Zef Preçi

Të besosh se Shqipëria do të zhvillohet me këso “strategjikësh” që ofron mbi dhe nën tavolinë qeveria shqiptare është njesoj sikur të besosh përsëri përrallën e 1945 se “do të hamë me lugë floriri”, kur dihet se ku e çoi vendin kjo propagandë...

Pak më shumë se tri dekada nga fillimi i ndryshimeve sistemike për kalimin nga ekonomia e centralizuar ne një ekonomi të tregut të lirë nuk është vështirë për të kuptuar se konkurrenca është motori i vetëm i sistemit kapitalist. Por, po kaq e vërtetë është se pa institucionet e shoqërisë se lirë dhe ekonomisë së tregut mundësitë për konkurrencë mbeten të kufizuara. E nëse kësaj situate i shtojmë një administratë publike mediokre, të politizuar dhe të paqëndrueshme, si dhe një qeveri në një simbioze të frikshme me oligarkinë dhe krimin e organizuar si kjo e sotmja, gjendja bëhet vërtet serioze dhe gati-gati e pashpresë.

Kapja e shtetit nuk është me një fjalë në erë dhe as një akuzë thjesht politike, por një realitet tronditës në të cilin mundësitë e të bërit biznes dhe pasurimit janë thjeshtë atribut i elitës politike, i bizneseve të lidhura me të dhe i segmenteve të krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar, që kërkon sfera për investime duke tkurrur më tej konkurrencën në tregje. E për këtë kërkon që me forcën e ligjit të marrë mbi vete gjithçka të përbashkët/publike që ka Shqipëria. Ja përse ikin shqiptarët...

Të besosh se Shqipëria do të zhvillohet me këso “strategjikësh” që ofron mbi dhe nën tavolinë qeveria shqiptare është njësoj sikur të besosh përsëri përrallën e 1945 se “do të hamë me lugë floriri”, kur dihet se ku e çoi vendin kjo propagandë...



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf