Lajçak për Pahorin: Ka njohuri për rajonin, faktor i rëndësishëm për të si “emisar i ardhshëm”

- Bota Sot

Lajçak për Pahorin: Ka njohuri për rajonin, faktor i rëndësishëm për të si “emisar i ardhshëm”

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për Borut Pahor, i cili po përmendet të jetë zëvendësues i mundshëm i tij në mandatin e radhës.

Në një intervistë për N1 të Sarajevës, Lajçak ka thënë se është takuar disa herë me ish-presidentin slloven, dhe kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste.

Ai ka shtuar se Pahor është shumë i interesuar, ka njohuri për rajonin dhe është një faktor shumë i rëndësishëm nëse Pahor e merr pozitën e të dërguarit special të BE-së.

“E kam njohur presidentin Pahor për shumë vjet. Jemi takuar dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di se ai është shumë i interesuar në rajon dhe ka njohuri për rajonin. Sigurisht se ky është një faktor i rëndësishëm”, ka deklaruar Lajçak në një intervistë për N1 të Sarajevës.

Lajçak ka theksuar tutje se deri me 31 gusht është plotësisht përgjegjës dhe i përkushtuar për këtë proces.



Lexoni të gjitha në Bota Sot