Gëzim Gjoni: Masakrat nuk duhen lënë në harresë

- Gazeta Telegraf

Gëzim Gjoni: Masakrat nuk duhen lënë në harresë

Na sakatuan Nazistët në vitin 1944, ku brenda dy ditësh u pushkatuan 50 burra dhe brenda 5 muajsh u vranë 124 persona nga banorët dhe forcat partizane që luftonin në këtë zonë.

Shiko masakrën e dhimbshme dhe të turpshme të ditëve të sotme.Shkatërrohet plotësisht memoriali i përgatitur për kujtimin e të rënëve në masakrën gjatë muajve janar-qershor 1944.

 Vend i mrekulluar nga natyra, i shenjtëruar nga zoti, i masakruar nga njerëzimi. Përrallore janë bukuritë e të pashtershme jane pasuritë, njëra prej tyre, mermeri që po shkatërron malet dhe po zbukuron Greqinë. Shenjtërimi i Malit të Tomorrit, që po frekuentohet nga vendas dhe më shumë nga të huaj. Po e lë këtë pjesë të shkrimit tim dhe po përqendrohem në atë anë të errët që gjithkush e sheh dhe përpiqet ta fshehë, e mos themi ta groposë në MASAKRAT e vazhdueshme.

Masakruan popullin e krahinës tonë Grekët, ku në 1914, dogjën 133 shtëpi në njësinë administrative Leshnjë dhe lanë 612 banorë pa strehë, për të mos përmendur gjënë e gjallë dhe djegiet dhe shkatërrimet në bujqësi.

Na sakatuan Nazistët në vitin 1944, ku brenda dy ditësh u pushkatuan 50 burra dhe brenda 5 muajsh u vranë 124 persona nga banorët dhe forcat partizane që luftonin në këtë zonë.

Shiko masakrën e dhimbshme dhe të turpshme të ditëve të sotme.

Shkatërrohet plotësisht memoriali i përgatitur për kujtimin e të rënëve në masakrën gjatë muajve janar-qershor 1944.

Unë që po shkruaj këto rreshta dua t’u them pushtetarëve të ditëve të sotme TURP për ju. I mallkoj, i zëntë  gjaku i të rënëve për çlirimin e vendit. U drejtohem atyre kalemxhinjve që shkruajnë e lavdërojnë me përulësi ata shtetarë  që u janë zënë sytë e nuk shohin çka duhet parë e

riparuar, por shohin sa do zhvatim nga mundi i atyre që nuk kanë lekë as për të marrë ilaçe.

Po përpiqem të bëj , ‘është e mundur t’u kujtoj masakrat atyre që nuk i dinë, apo mendojnë se është e tepërt të merren me to, se me këta shtetarë  të droguar nga paratë që kanë vjedhur dhe përpiqen të vjedhin, nuk ia vlen të merresh.

Dua t’i kujtoj Ilmi Qazimit, ta shikojë këtë linjë dhe të bëjë ç’të mundet duke qenë në krah të tij për përpjekjet që po bën.

Të më falin ata që kanë shumë punë dhe nuk munden të trajtojnë me punën, apo me shkrimet e tyre këto masakra të tmerrshme e të turpshme të kohës sonë.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf