Agustin Kola: Tirana ka nevojë për mbështetje, Refik Halili për respekt

- Gazeta Telegraf

Agustin Kola: Tirana ka nevojë për mbështetje, Refik Halili për respekt

INTERVISTA/ Para “derbit” të 175-të të  kryeqytetit, Agustin Kola vjen me këndvështrim kritik të situatës

Agron Kaja

Si e shikoni situatën e Tiranës para ndeshjes së dytë gjysmëfinale me Kukësin, dhe para “derbit” të 175-të me Partizanin?

Mendoj se Tirana duhet të përqëndrohet shumë në këto dy sfida të kësaj jave, sepse po kalon një situatë të vështirë. Kjo Bashki nuk ndihmon, gjëndjen psikologjike ndoshta nuk është e plotë në skuadër, ndaj them se duhet përkrahje e gjithanshme.

Çfarë mendoni se nuk ka shkuar për mirë në këtë situatë?

Gjithçka tashmë dihet, sepse është bërë publike situata te Tirana. Por unë kam një pyetje: Ku janë sot ata shokët që kemi luajtur së bashku me fanelën e Tiranës? Ata sot t’i qëndrojnë pranë skudrës, të bëjmë një Tiranë siç e meriton tradita e fanela.

Kjo situatë ju mendoni se do ta “bllokojë” skuadrën në këtë fundsezoni?

Jo, unë besoj se skuadra e ka të qartë situatën, por të tjerë duhet të kuptojnë se futbolli është bashkues, nuk është armik. Në sistemin e kaluar nuk na kanë dashur, por për lojën e vlerat tona e të fanelës, na kanë respektuar edhe ne të 17 Nëntorit.

Dhe ju çfarë mendoni për ndryshimin pozitiv të situatës te Tirana?

Unë mendoj se edhe Bashkia e Tiranës duhet ta ndihmojë më shumë skuadrën e Tiranës. Janë në momente të vështira, dhe këtu mendoj se duhet respektuar shumë Presidenti Refik Halili, për kontributin dhe për lekët e familjes që ka dhënë për Tironën.

Tre fitoret në transfertë në javën e 32-të të Superiores, shprehin ato një tregues të disniveleve që kanë skuadrat?

Këto tregojnë disnivelet e momentit në këtë kampionat, në këndvështrimin real mes skuadrave. Por unë do vazhdoj të them se kampionati më duket shumë i zbehur, është zbehur tradita, e ndaj nuk ka ndonjë nivel ky kampionat.

Do kenë ndikim në rezultatet e Kupës tek ndeshjet e javës së 33-të të Superiores?

Do uroja që Tirana ta kalojë Kukësin në gjysmëfinalen e dytë, edhe pse ka humbur 0-2 në ndeshjen e parë. Rezultatet e Kupës do kenë ndikime emocionale, por jo në kampionat, ku Vllaznia-Egnatia do luajnë edhe në kampionat këtë fundjavë.

Në javën e 33-të kalendari ka ndeshje mbijetese dhe për zonën “Final 4”, cilat skuadra i mendoni më të favorizuara?

Asnjëra skuadër nuk quhet e favorizuar, madje edhe ato që luajnë në fushat e tyre si pritëse. Duke i parë të gjitha sfidat në raport me renditjen, ndoshta Kukësi-Teuta mund të quhet si fitore në transfertë e durrsakëve. Të tjerat janë të vështira.

Katër javë nga mbyllja e kampionatit të Superiores, cili është konfigurimi juaj për renditjen?

Ndoshta po bëhem nostalgjik, por unë dua Tiranën në “Final 4”. Egnatia, Vllaznia dhe Partizani e kanë të siguruar. Me rezultatet pozitive, Tiranës i hapen shtigjet për hyrjen në këtë elitë të kampionatit, por duhet kujdes nga Dinamo deri në fund.

Kampionati ka disnivelet e momentit, por unë vazhdoj të them se kampionati më duket i zbehur, është zbehur tradita. Ndaj nuk ka ndonjë nivel ky kampionat

BILANCI TOTAL

Tirana-Partizani

Ndeshje në total          174

Fitore Tirana    47

Barazime                     54

Fitore Partizani            73

Golavarazhi     188:236

SEZONI 2023-2024

Faza e parë/ 19.10.2023

Partizani-Tirana           2-1

Faza e dytë/ 03.12.2023

Tirana-Partizani           1-1

Faza e tretë/ 16.02.2024

Partizani-Tirana          2-1

Ankandi u mbyll pa oferta, dje u ul vlera e tij

Ankandi për shitjen e 66% të aksioneve të FK Tirana u mbyll pa oferta zyrtare për blerjen e tyre në vlerën e 1,6 milionë euro. Por ditën e martë u hap një tjetër ankand, ku vlera e tij është 30% më e ulët se ajo fillestare në ankandin e parë. Ndoshta me këtë ofertë do ketë interesim më të madh për shitjen e aksioneve të FK Tirana.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 33
E shtunë, 27 prill 2024

Dinamo City-Laçi                   18:00

Skënderbeu-Erzeni                  18:00

E dielë, 28 prill 2024

Egnatia-Vllaznia                     15:00

Kukësi-Teuta                           15:00

Tirana-Partizani                       19:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     32        60

2.Vllaznia                    32        52

3.Partizani                   32        51

4.Tirana                       32        46

5.Dinamo City             32        46

6.Skënderbeu              32        44

7.Laçi                          32        38

8.Teuta                        32        38

9.Erzeni                       32        31

10.Kukësi                    32        26

Genci Tomori: Pikët në “derbi” me Tiranën, na japin avantazh

Partizani ka një kalendar të ngjeshur dhe të vështirë në këtë fundkampionati. Pasi fitoi “derbin” me Dinamon në javën e 32-të, një tjetër ndeshje “derbi” do të luajë në javën e 33-të, këtë herë me Tiranën. Ish-futbollisti i Partizanit, sot drejtues i Akademisë në klubin e kuq, Genc Tomori, e quan “derbin” me Tiranën vendimtar për renditjen. “Ky “derbi” vendos shumë për ecurinë e Partizanit, kryesisht për vendin e dytë në renditje, me qëllim që në “Final 4” të jetë më i sigurtë. Duke qënë më të angazhuar për vendin e dytë, është e natyrshme të kuptohet se me Tiranën mendohet vetëm fitorja. Sepse duhen edhe pikët për ta kaluar Vllazninë në renditje, pasi ato na japin më shumë avantazh. Nuk e mendojmë situatën e Tiranës në renditje, pasi synimi ynë është primar në këtë sfidë”, kështu e mendon Genc Tomori sfidën Tirana-Partizani, e cila luhet më 28 prill, ora 19:00.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf