KUPA E 72-të E SHQIPËRISË/ Luhen gjysmëfinalet e dyta, flasin Bedri Omuri dhe Hysen Zmijani. Tirana dhe Shkodra do skanojnë finalistët

- Gazeta Telegraf

KUPA E 72-të E SHQIPËRISË/ Luhen gjysmëfinalet e dyta, flasin Bedri Omuri dhe Hysen Zmijani. Tirana dhe Shkodra do skanojnë finalistët

Agron Kaja

Të mërkurën luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjet e para, Kukësi fitoi 2-0 ndaj Tiranës, ndërsa Egnatia fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë. Të dyja kanë hedhur një hap për në finale, pasi gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen sot, datë 24 prill. Tirana-Kukësi do të luhet dhe Vllaznia-Egnatia nisin në orën 18:00. Ja si i përshkruajnë këto ndeshje gjysmëfinale Hysen Zmijani dhe Bedri Omuri.

TIRANA-KUKËSI (0-2)

Bedri Omuri: Tirana garanton siguri për fitore

Tirana humbi gjysmëfinalen e parë me Kukësin 2-0, si e shikon gjysmëfinalen e dytë?

Normalisht është rezultat, që kompromenton, por Tirana i ka mundësitë që të fitojë dhe të kualifikohet. Por ka disa ndeshje që ka ndryshuar, shënon dhe nuk pëson shumë. Kështu e mendoj të ndodhë me kukësin, është më e avantazhuar.

E ka Tirana moralin dhe kapacitetet e mundshme që ta kthejë rezultatin në favorin e saj kualifikues?

Them se po, sepse edhe ndeshjen që pashë me Erzenin në kampionat, kishte gjëndje fizike të mirë dhe zhvilloi lojë shumë të bukur. Ndërrimi i trajnerëve Brenda sezonit ka ndikuar te skuadra, e cila tani ka krijuar një farë stabiliteti.

Cilët mendoni se do jenë treguesit ku Tirana do ti përdorë për kualifikim ndaj Kukësit?

Sepse për t’u kualifikuar, aktualisht Tirana ka lojtarë më të formuar dhe më me eksperiencë se Kukësi. Duke menduar fuqimisht se do të luhet në fushën tonë dhe në prani të tifozëve, këto do jenë dy treguesit që Tiranën do ta çojnë në finale.

Tirana e ka fituar 16 herë Kupën, mbetet kjo përballje me Kukësin për ta çuar drejt trofeut të 17-të?

Them se me këtë gjëndje, Tirana është më mirë se Kukësi. Jo se kuksianët janë duke rënë nga Abissnet Superiore, por se niveli i Tiranës është më lartë dhe kjo  garanton siguri më shumë. Ka shumë faktorë që Tiranën e nxjerrin fituese në këtë sfidë.

Ju, cilat skuadra i mendoni si finaliste të Kupës?

Nëse Tirana e kalon Kukësin, e merr Kupën me cilëndo skuadër që do dalë nga çifti Vlllaznia-Egnatia. Jo vetëm se edhe historia flet për skuadrën bardheblu, por edhe për arsyet e mësipërme, Tiranën e mendoj fituese të Kupës së Shqipërisë.

GJYSMËFINALET

Ndeshjet e para

E mërkurë, 3 prill 2024

Kukësi-Tirana              2-0

Egnatia-Vllaznia         1-0

Ndeshjet e kthimit

E mërkurë, 24 prill 2024

Tirana-Kukësi              18:00

(Luhet në “Air Albania”)

Vllaznia-Egnatia         18:00

NDESHJA FINALE

E martë, 14 maj 2024

Në “Air Albania”        19:00

FITUES TË KUPËS

Tirana  16 herë

Vllaznia                       8 herë

Kukësi 2 herë

Egnatia                        1 herë

VLLAZNIA-EGNATIA (0-1)

Hysen Zmijani: Në Shkodër, si finale e parakohshme.

Vllaznia ka humbur në gjysmëfinalen e parë, si e parashikoni të dytën?

Të them të drejtën, Egnatia është ekipi më i mirë në Shqipëri që luan futboll të bukur. Kështu që Vllaznia nuk duhet ta nënvleftësojë, ndërkohë që ka patur oshilacione në rezultate. Do jetë një gjysmëfinale e luftuar dhe me emocion.

Ka kapacitete Vllaznia ta përmbysë Egnatian, fituese të edicionit të kaluar të Kupës?

Të them të drejtën e vështirë është, por duke patur parasysh që ka mbetur vetëm një ndeshje, Egnatia ka më shumë mundësi kualifikimi. Nga ana e saj, Vllaznia duhet të shpresojë, sepse është një ndeshje e luajtur, si një finale e parakohshme.

Ku mendoni se Vllaznia duhet te tregojë kujdes për kualifikimin?

Sepse Egnatia ka disa lojtarë të mirë me vizion, teknikë e goditje, të cilët Vllaznia nuk i ka. Vllaznisë më shumë i intereson rezultati se sa loja e bukur, ndërsa rezultati është i luajtur nga të dyja. Nuk është e lehtë të flasësh për Kupën.

Vllaznia e ka fituar 8 herë Kupën, është kjo një ndeshje drejt trofeut të 9-të?

Pse jo mos e mendoj? Sepse kemi parë ngritje të Vllaznisë në lojë, ka 12 ndeshje pa asnjë humbje. Duhet të them se, pa frikë duhet që ta tentojë këtë trofe. Ka disa lojtarë që i japin skuadrës moralin e duhur për ta synuar edhe Kupën.

Cilat skuadra i mendoni si finaliste të kësaj kupe?

E vështirë është që ta përcaktojmë që tani. E thashë se Egnatia është favorite, por nuk i dihet edhe Vllaznisë. Po kështu edhe në çiftin tjetër Tirana-Kukësi. Skuadra kuksiane është e rrezikshme, ndërsa bardheblutë nuk janë ku duhet, janë të turbullt.

EUROPIANI “GJERMANI 2024”/ EDHE 52 DITË

UEFA e vendos: Në Euro 2024, skuadrat me 26 lojtarë

KALENDARI SHQIPËRISË

Datë 15 qershor 2024

Shqipëri-Itali               Ora 21:00

Stadiumi: Signal Iduna Park

Në Dortmund (81.365 vënde)

Datë 19 qershor 2024

Kroaci-Shqipëri           Ora 15:00

Stadiumi: Volksparkstadion

Në Hamburg (57.274 vënde)

Datë 24 qershor 2024

Shqipëri-Spanjë           Ora 21:00

Stadiumi: Merkur Spiel-Arena

Në Dyseldorf (54.600 vënde)

Ka qënë një vendim i pritur nga të gjithë, dhe më në fund dje është zyrtarizuar. UEFA e ka bërë publik lajmin duke dhënë dritën jeshile për përzgjedhjen e 26 futbollistëve për turneun e Euro 2024, duke shtuar alternativat për teknikët e përfaqësueseve të kualifikuara në finalet e Europianit. Trajnerët e 24 kombëtareve, mes të cilëve edhe Silvinjo i Shqipërisë që së bashku me Deshamp të Francës kanë qënë kundër, kanë votuar në unanimitet që kjo listë të shkojë nga 23 në 26 lojtarë. Skuadrat e zgjeruara u përdorën edhe në Europianin e fundit në vitin 2021, dhe ky vendim duket se do të thotë se skuadrat me 26 lojtarë do të bëhen normë për të gjitha garat kombëtare të UEFA-s. Lista e Kampionatit Europian do të dorëzohet në UEFA mbrëmjen e 7 qershorit, një javë para ndeshjes së parë të turneut mes Gjermanisë dhe Skocisë.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf