Mbi 70 biznese të vogla të komuniteteve jo shumicë marrin pjesë në panairin e biznesit të programit IV

- Bota Sot

Mbi 70 biznese të vogla të komuniteteve jo shumicë marrin pjesë në panairin e biznesit të programit IV

Mbi 70 biznese të vogla të komuniteteve jo shumicë kanë prezantuar produktet e tyre në Panairin e Biznesit të Programit IV, me qëllim të kontribuojnë në zhvillimin social për komunitetet e tyre.

Zyra e Bashkimit Evropian në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, si dhe organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), përmes këtij panairi synojnë që të krijojnë punësim të qëndrueshëm dhe mundësi për integrim social për gjenerimin e të ardhurave për banorët jo-shumicë në Kosovë.

Me këtë rast, shefja e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim(IOM), Ana Rostocka tha se komunitetet sot po prezantojnë produktet e tyre dhe shtoi se përmes kësaj ata po tregojnë se janë të përkushtuar për punën e tyre.

Ajo tha se ky panair do t’u mundësoj njerëzve të zhvillojnë biznesin e tyre dhe do të jetë inspirim për të tjerët.

“Kjo tregon për një mundësi të mirë për të treguar përkushtimin për shumë njerëz që punojnë me baza ditore për suksesin e bizneseve të tyre, për llojllojshmërinë e ideve duke ofruar jo vetëm të ardhura për familjet tyre por duke ofruar edhe mundësi punësimi për të tjerët dhe duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve të tyre. Kjo është një mundësi për të promovuar bizneset jo vetëm për të gjithë ne që të shohim fuqizimin dhe llojllojshmërinë e bizneseve por për të parë mundësitë e promovimit të bashkëpunimit biznes mes biznes dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve. E kemi këtu një shembull të gjitha këtyre bizneseve për të treguar janë më shumë se 60 biznese me qëllim që t’u ofrojmë një pasqyre se çka është ky panair dhe për ti vlerësuar dhe për ti dhënë mundësi të shfaqjes së produkteve të tyre. Programi gjithashtu ka mundësuar që të krijojë një ndërlidhje në mes ndërtimit të paqes dhe besimit si dhe mbështetjes për komunitete shumë etnike dhe zhvillimin ekonomik dhe social të tyre”, tha Rostocka.

Ndërkaq, shefi i Seksionit për Bashkëpunim dhe Koordinim nga zyra e Bashkimit Evropian, Stenbeak Madsen tha se këto biznese familjare kanë rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Ai tha se në veçanti për komunitetet është mundësi që të punojnë tokat e tyre dhe të përmirësojnë mirëqenien sociale.

Madsen shtoi se zyra e BE-së ofron mbështetje të vazhdueshme për komunitetet jo-shumicë dhe përmes këtij programi BE-ja ka arritur të finalizojë mbi 300 biznese familjare dhe mbi 500 të punësuar, të cilët jetojnë në zona jo të favorshme.

“Bizneset familjare luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë lokale dhe fakti se kjo është ofruar në komunitetet jo shumicë në Kosovë, këtë mbështetje të cilën e kemi ofruar e bënë edhe më të qëndrueshme si mënyrë për të fuqizuar dhe stabilizuar shoqërinë si tërësi. Kjo ofron mundësi për komunitete, mundësi për punësim, të punojnë në tokën e tyre të kenë qasje në iniciativa të reja ekonomike të përmirësojnë kushtet për familjet e tyre si dhe për mirëqenien e komuniteteve në tërësi. Për Kosovën ofron mundësi që të mbetet një shtet shumë etnik dhe të mbështes shumë etnitete të ndryshme në Kosovë. Zyra e BE-së është e kënaqur që ofron bashkëpunim për më shumë se 20 vite për komunitete të ndryshme jo shumicë në Kosovë përmes 75 milionë euro për programe të ndryshme për komunitetet jo shumicë dhe për ofrimin e dialogut ndëretnik.....Përmes këtij programi që nga viti 2003 zyra e BE-së ka ofruar mbështetje financiare për mbi 260 biznese familjare të cilët punësojnë mbi 9000 individë të gjithë janë pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë në zonat më të pa favorshme”, shtoi Madsen.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq shtoi se kjo është një mundësi punësimi për komunitete jo shumicë.

Ai tha se çdo qytetarë në Kosovë mund të kontribuojë në ekonomin e vendit ku jeton dhe se këto biznese janë shembull i integrimit social. Rashiq tha se në të ardhmen ministra do të bëjë thirrje për projekte të ndryshme për të ofruar mundësi për të gjithë qytetarët tonë, sepse sipas tij ky komunitet ka potencial.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar diversitetin, kreativitetin dhe potencialin e bizneseve nga grupe të ndryshme kulturore në Kosovë. Ne besojmë se çdo qytetar pavarësisht nga identiteti i tyre ka të drejtë që të kërkojë dhe të ndjek ëndrrat e tij për të kontribuar në zhvillimin social të vendit tonë.15:20 Deri më sot përmes projekteve të ndryshme, 265 mikro-ndërmarrje, 21 shoqata biznesi janë krijuar duke ofruar mundësi punësimi për 300 individë si dhe punësim me orar për 130 persona tjerë shtesë. Programi ka kontribuar në themelimin e 91 projekteve në shkolla, çerdhe dhe përmirësimin e infrastrukturës në Kosovë. Këto biznese janë shembull se si diversiteti mund të jetë një forcë shtytëse drejt inovacionit, kreativitetit dhe cilësisë, këto janë shembuj se si ndërmarrësi mund të jetë mjet për fuqizimin, integrimin dhe ndryshimin social. Shembulli i tyre tregon e bizneset mund te jenë forcë për të mirë, për prosperitetin dhe për paqen. Në të ardhmen ministria në bazë të kapaciteteve tona do të inicioj projekte të ndryshme dhe thirrje të ndryshme për projekte dhe besoj që kjo është mënyra e vetme se si ne mund të krijojmë një bazë të mirë jo vetëm për të komunikuar por për të ofruar mundësi të ndryshme për të gjithë qytetarët tonë sepse e kam parë në shumë vende këtu se ka shumë potencial", tha Rashiq.

Programi i Stabilizimit të Komunitetit IV synon të ndihmojë komunitetet jo shumicë, të përmirësojë kushtet e tyre për jetesë, të fuqizojë dhe stabilizojë ato. Ky program është aktiv që nga viti 2002 duke përmirësuar jetën social-ekonomike të komuniteteve dhe duke rritur punësimin e tyre.

Projekti për Stabilizimin e Komuniteteve Programi IV është i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Panairi ka filluar sot (e enjte) dhe do të zgjasë deri në orën 14:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot