Zyra e Petkoviqit numëron incidentin e 500 ndër-etnik në Kosovë

- Bota Sot

Zyra e Petkoviqit numëron incidentin e 500 ndër-etnik në Kosovë

Zyra e ashtuquajtur për Kosovë, që drejtohet nga shefi i delegacionit serb në bisedime Petar Petkoviq, që është propaganduese dhe zyrë ankesash për situatën në Kosovë, përmes një publikimi si kumtesë ka theksuar se sot “është arritur shifra alarmuese prej 500 incidenti ndër-etnik ndaj serbëve në Kosovë nga ardhja e Kurtit në pushtet”.

“Me sulmin që ka ndodhur sot në Mitrovicë ndaj qytetarit Petar Kostiç u përmbyll shifra prej 500 incidenteve të motivuara ndaj serbëve që nga ardhja e Kurtit në pushtet”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas Petkoviç, ky incident është “vërtetim i gjendjes faktike në Kosovë, ku serbët e Kosovës janë të ekspozuar kushteve të pamundshme për jetesë”.

Zyra ka vlerësuar përmes kumtesës se incidentet janë pasojë direkt e politikës kundër-serbe nga ana e regjimit të Prishtinës të udhëhequr nga Kurti.

Në kumtesë thuhet se “para dy netëve një grup i personave ekstremistë shqiptar kanë sulmuar Petar Kostiçin 20 vjeç në një parking në Mitrovicë, ku e kanë plaçkitur dhe rrahur mizorisht”, me çka si thuhet “përmbyllën incidentin e 500 etnik”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot