Luks në bashki, Flamur Golemi harxhon 78 milionë lekë për arredimin e zyrës, mikrofonat dhe kamerat

- Gazeta Telegraf

Luks në bashki, Flamur Golemi harxhon 78 milionë lekë për arredimin e zyrës, mikrofonat dhe kamerat

Flamur Golemi është një nga kryetarët e bashkive që kujdeset për komoditetin e tij dhe harron gjendjen e qytetarëve. Këtë herë kryebashkiaku do të nxjerrë 78 milionë lekë nga arka për të ndryshuar arredimin e zyrës personale dhe dëshira të tjera Për këtë Golemi ka planifikuar tenderin me objekt ‘Mobilim ambientesh të brendshme’.

Ky prokurim është paraqitur në listën e  parashikimeve në Agjencinë e Prokurimeve Publike më 18 prill 2024 dhe bëhet e ditur se tenderi do të zhvillohet në shtator të këtij viti.

Këto harxhime janë kthyer në rutinë. Bashkia nuk ka pse të ndryshojë mobilet e zyrave çdo vit. Nga ky fond do të shpenzohen 42 milionë lekë për të ndryshuar mobilimin e zyrave. Ndërkohë, shumë institucionet të tjera që janë në shërbim të qytetarëve si shkolla, kopshte dhe spitali lënë shumë për të dëshiruar sa i përket pajisjeve.

Golemi mund të ndihmonte me këto lekë disa familje në nevojë të riparojnë shtëpitë. Në dokumente nuk jepet një arsye pse do t’i ndryshojnë mobiliet, apo mos vallë kryetari është mërzitur me ngjyrën e tyre?!

Ndërkaq, është menduar të blihen edhe disa kompjuterë të rinj. Madje, edhe disa pajisje audiovizive si kufje, mikrofona, lede, ndriçim e të tjera. Edhe ky tender është njoftuar më datë 18 prill 2024, me objekt “Blerje kompjuterësh dhe mjete audiovizive”, ndërsa i është lënë në dispozicion 36 milionë lekë. Gara për këtë tender do të mbahet në tetor, kështu që tani Golemi ka ndarë veç 78 milionë lekë për blerje luksi.

Me siguri këto mjetet audiovizive i duhen Golemit për mbledhjet që organizon për propagandë. Ndërsa takimet për të dëgjuar problemet e qytetarëve Golemi as nuk i mendon!

Parashikohet edhe një tender me objekt ‘Furnizim vendosje kamerash për qytetin’ me vlerë 18 milionë lekë, i cili gjithashtu do të zhvillohet në shtator të këtij viti.

Përse duhen këto kamera? Policia ka kamerat e veta dhe po ashtu bizneset i vendosin në çdo rrugë, pa llogaritur policitë private që i disponojnë për punën e tyre. Kështu ikin paratë e taksapaguesve gjirokastritë për të plotësuar dëshirat e kryetar Golemit.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf