Sotiraq Filo blen 400 MLN lekë gurë, kontratën ia jep pa garë  Bajram Dalipajt

- Gazeta Telegraf

Sotiraq Filo blen 400 MLN lekë gurë, kontratën ia jep pa garë  Bajram Dalipajt

Biznesmeni Bajram Dalipaj njihet për numrin e lartë të tenderëve pa garë ku ka qenë i favorizuar, por më së shumti veçohen punët në Bashkinë Korçë. Fonde të mëdha për punë që nuk duken. Kështu, kompania e tij ka marrë miliona lekë për të bërë vijat e bardha, në kohën kur Korçën e kishte mbuluar bora, gjithashtu ka bërë bujë tenderi me vlerë 37 milionë lekë për një semafor që vendosi në Tropojë.

Kryetari Sotiraq Filo i firmos shpesh herë Dalipajt tenderë pa garë, prandaj edhe këtë herë ka vendosur t’i falë një kontratë 400 milionë lekë.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Materiale Ndërtimi”, i zhvilluar nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Korçë, në varësi të Bashkisë. Për të blerë çakull, gurë dhe granil, Sotiraq Filo ka vendosur të harxhojë 400 milionë lekë. Tenderi është hapur më datë 15 mars 2024 dhe afati i fundit ka qenë më datë 4 prill 2024. Deri atëherë firma  I.D.K-KONSTRUKSION SH.P.K në pronësi të Bajram Dalipajt ka qenë e vetmja që ka dorëzuar një ofertë. Kjo është sjellja e zakonshme e kompanive, kur fituesi dihet se kush është. Firmat nuk paraqiten në tender sepse do të prishnin marrëdhëniet me autoritetin kontraktor.

Pavarësisht se kishte një mungesë konkurrence, Filo ia dhuroi tenderin Dalipajt.

Për këtë prokurim nuk u zhvilluan as fazat e plota dhe as shqyrtime ofertash, megjithatë është bërë publike kontratën me fituesin.

Filo duhej ta anulonte tenderin dhe të priste oferta konkurruese të përshtatshme, që të kursente fondin e bashkisë. Por ka vepruar me urgjencë duke e mbyllur formalisht këtë tender. Ndërkohë, Open Data Albana i ka vendosur “Flamurin e kuq” tenderit, që është shenja e riskut të korrupsionit për fondin 400 milionë lekë.

Kujtojmë se biznesmeni Bajram Dalipaj është në listën ngushtë të njerëzve që kanë përfituar tendera me abuzime nga ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, i cili u arrestua para një muaji nga SPAK.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf