Shoqata “Labëria” dega Fier, viziton krahinën e Tepelenës

- Gazeta Telegraf

Shoqata “Labëria” dega Fier, viziton krahinën e Tepelenës

Malet, natyra pranverore, mpleksur me mallin për vendet e origjinës, histori, tërheq vizitorë, bijtë e saj, banues në qytete të tjera. Shoqata Labëria “Nderi i Kombit”, dega Fier, me një grup prej 20- vetash, sponsorizuar nga biznesmeni me origjinë nga Lopsi, z.Adrian Halili, përmbush objektivin e radhës të programit të saj.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pa ndalesë në qytetin e Tepelenës, në vendbanimin më të preferuar të Aliut (Ali Pashë Tepelenës) duke shijuar mallin (për vendin nga rridhnin) dhe kafeja e veçantë, për ta mbajtur mend.

Në Turan, përveç emocioneve nga ndryshimet e bëra në vite, takimet me banorët vendas, i kushtuam edhe pak kohë teqesë së Baba Ahmet Turanit, e njohur në atë zonë, sidomos në pritjen dhe mbrojtjen e atdhetarëve të Jugut, por edhe që u shndërrua në vatër për mësimin e gjuhës shqipe.

Ndalesa e parë pas Turanit, te lapidari, Qafa Memetaj, u nderuan të rënët e luftës 1913-14 kundër shovinistëve grek, na thërriste gjaku, detyrimin që kemi si pasardhës për t’i nderuar e kujtuar.

Ndalesën tjetër e bëmë në Sinanaj, ku shkëmbimet e bisedave kishin histori (arkitekt Sinani…), kujtime.

Veçohet bashkëbisedimi me moshatarin Njazi Bega, ish drejtues i asaj zone, që gëzonte shumë respekt nga bashkëfshatarët e tij.

Matohasanaj, fshati që një copë rrugë e paasfaltuar i mungonte për t’u lidhur me qytetin antik Matohasanaj. Trashëgimia e fjetur, por piktoreske me madhështinë e saj që rri e mbizotëron gjithë zonën, pret nga arkeologët shqiptarë e studiuesit të thonë fjalën e tyre, duke i dhënë shkëlqimin hijerëndë e qytetar për t’u prekur e shijuar nga vendasit e turistët e huaj. Në Dhëmblan, gatime me shije të veçanta që ka zona e labërisë, kënaqën grupin tonë modest.

U kthyem për në Fier të relaksuar me energji,emocione pozitive nga vendet e vendbanimet tona të mbrekullueshme.

SEKRETARI: SH.L FATMIR RRAPAJ .



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf