2014-viti i fundit i vettingut klientelist e partiak

- Gazeta Telegraf

2014-viti i fundit i vettingut klientelist e partiak

Si u kthye vettingu në gjuetinë e shtrigave për shkak se një pjesë e të ventiguarëve ju bindën ligjit dhe jo partisë. Ajo që duhej të shërbente si reformë për drejtësinë i ngjajti më së shumti verifikimit pasuror se sa hetimit për vendimarrjet gjyqësore që ata kanë dhënë më parë. Nepotizmi, precedentët e procesit, orgjitë dhe dosjet e errëta që shantazhuan politikanët dhe ndërkombëtarët në këmbim të qëndrimit në drejtësi

Ajo që duhej të shërbente si reformë për drejtësinë i ngjajti më së shumti verifikimit pasuror të të dhënave të gjyqtarëve sesa verifikimit të vendimarrjet gjyqësore që ata kanë dhënë më parë.

Në qershor 2017 në Shqipëri u ngritën organet e para së të ashtuquajturit proces vetingu. Ky i fundit ishte i shumëpritur, ndërsa prej tij do të duhej të niste zbatimin reforma në drejtësi. Edhe përse këto organe datuan në qershor në të vërtetë nga puna këto organe do të nisnin në muajin shkurt 2018. Në filtrin më të madh të drejtësisë do të duhej të kalonin nën kontroll rreth 800 subjekte magjistratë që do të kontrolloheshin mbi aftësitë, pasuritë, integritetin, apo të ndonjë faktori tjetër që ndikonte tek zbatimi i reformës për drejtësi. Ajo që duhej të shërbente si reformë për drejtësinë i ngjajti më së shumti verifikimit pasuror të të dhënave të gjyqtarëve sesa verifikimit të vendimarrjet gjyqësore, që ata kanë dhënë më parë. Për shumë vite, në Shqipëri për shkak të një sistemi drejtësie tek i cili shqiptarët nuk besonin dhe nuk e konsideronin si të pavarur e as të paanshëm e si rrjedhojë besimi i publikut tek drejtësia dhe institucionet shtetërore ra në nivele tepër të ulta. Që në dy vitet e para gjatë periudhës 2018-2020 nga organet e vetingut u rrëzuan 192 vendime të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mos përputhje të rezultateve mbi pasurinë dhe figurën e subjekteve krahasuar me të dhënat e institucionit hetimor. Këto veprime të vrullshme u la shqiptarëve të besojnë se diçka po lëviz në këtë udhëtim të parë të Shqipërisë drejt së drejtës, ndonëse ky rrugëtim nuk duket se nuk ka qënë aq i lehtë. Shoqëria, publiku, njerëzit kërkojnë ecje më të shpejtë e më të saktë të procesit, i cili duhet thënë se që në fillim filloi të japi efektet e para, ose më saktë dorëheqjet e para. Sfida ishte rifitimi i besimit të opinionit publik tek drejtësia dhe personat që e ushtrojnë në profesion drejtësinë. Falë vetingut në këto vite shumë persona zyrtarë publikë u përjashtuan si pa-integritet në përmbushjen e detyrës në punën e tyre në institucionet shtetërore, apo pa justifikuar pasuritë. Sipas ligjit procesit të vetingut i nënshtrohen të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të gjithë prokurorët duke përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Kryeinspektorin si dhe të gjithë inspektorët e tjerë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po ashtu këtij procesi i nënshtrohen edhe të gjithë këshilltarët ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme, ish-gjyqtarët, ish-prokurorët, ish-këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet.

Ecuria

Nga muaji qershor i vitit 2017, që kur u krijuan organet e para të vetingut e deri në prill 2024 në filtrin e vetingut shqiptar deri tani janë përballur rreth 693 subjekte në total. Ndërsa ndodhemi në vitin e fundit gjatë kësaj periudhe afro 7 vjeçare rreth 153 subjekte rezultuan të dorëhequr nga detyra dhe funksionet. Organet e vetingut morën vendimarrje duke shkarkuar 237 subjekte nga detyra, ndërsa nuk gjetën probleme apo i konfirmuan në detyrë numëron rreth 303 subjekte të vetingut. Në këto vite shqiptarët u familjarizuan sidomos nga media me shkurtesat KPK, KPA. Ato, pra Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit si edhe komisionerët publik në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtar janë organet, që e kryejnë këtë veting, por edhe ndaj tyre ka patur shpesh herë kritika për vendimmarrjet.

Precedenti

Në pranverën e vitit 2024, Gjykata e Strasburgut konstatoi shkelje nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në rastin e shkarkimit të gjyqtares Antoneta Sevdari. Kjo e fundit, vite më parë u shkarkua me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut  tha precedentin e parë që një magjistrat i dalë nga sistemi i drejtësisë të rimerret në shqyrtim me mundësinë e rimarrjes së detyrës. Në vendimin e saj asokohe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, pranoi ankimin e prokurores Antoneta Sevdari dhe dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren Antoneta Sevdari me rreth 25 mijë euro si dhe rishikim të vendimit të shkarkimit të saj.

Kritika

Në muajin prill avokati Genc Gjokutaj tha gjatë një interviste televizive se në shumë raste ka qënë kriteri politik që ka prevaluar në vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Duke komentuar vettingun në sistemin e drejtësisë Gjokutaj tha: “Kemi raste të kësaj natyre që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që ka dhënë vendime 2 me 1. Konstatimet e Strasburgut në disa raste kanë konstatuar shkelje të rënda. Rasti Sevdari, zoti Cani etj… Kriteri politik ka prevaluar në KPK. Anëtarët e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk janë vetuar vetë njëherë. Ata janë përmbarues etj, nuk janë as gjyqtarë. Janë shumë vakuume, që i bëjnë ata jo të denjë për vetting. Reforma në drejtësi ka bërë më shumë gjueti shtrigash sesa vetting të drejtësisë. Kjo reformë është bërë dhe është implimentuar në mënyrë të njëanshme. Gjyqësori është në një situatë të rëndë sot. Vettingu është bërë në mënyrë të njëanshme”,- tha më herët Genc Gjokutaj.

Embëlsira për në fund

Në progres raportin e Këshillit Evropian të vitit 2023 u tha se “vlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorët ka vazhduar të ecë me ritme të kënaqshme”. Ndër rreshta në këtë raport thuhet: “Shqipëria ka një nivel të moderuar përgatitjeje për funksionimin e gjyqësorit te zbatimi i reformës në drejtësi vazhdoi, duke rezultuar në një progres të mirë në përgjithësi”,- u tha në raport e KE, por duket se vlerësimet rrisin edhe kërkesat, kjo pasi pak muaj më vonë të treja institucionet e procesit të vettingut si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), Institucioni Komisionerëve Publikë (IKP) në prill kërkuan në Kuvend rritjen e pagave për administratën e këtyre tre strukturave të drejtësisë. Ata i propozojnë gjithashtu dhe riklasifikimin e pagave për disa poste si dhe unifikimin e tyre në të trija institucionet e drejtësisë.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf