Vasili për anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi: Karagjozë dhe halabakë

- Gazeta Telegraf

Vasili për anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi: Karagjozë dhe halabakë

Anëtari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Petrit Vasili, në konferencë për media pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjen është shprehur se ka një tentativë nga ana e këtyre të fundit për të mbrojtur hajdutërinë.

Vasil i ka cilësuar ‘karagjozë dhe halakë’ socialistët, teksa thotë në mbledhjen e së enjtes së kaluar vazhduan mbledhjen në orën 14:50, ndërkohë që në orën 13:00 kishin dhënë votën e tyre pro.

“Që të kuptoni sa e rëndë dhe sa qesharake është situate ku ndodhemi, këta zotërinj ditën e enjte të javës që shkoj, kërkojnë që të vazhdojë mbledhja 14:50 për të votuar pikat e rendit të ditës.

Po këta kishin votuar që në orën 13:00 depozitojnë votën e tyre pro, në protokoll.

Për të mbrojtur hajdutërinë janë kaq qesharak. Këta janë ‘karagjozë dhe halabakë’ që kanë ardhur këtu në këtë komision”, tha Vasili.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf