Si Edi Rama porosit shkrime kundër të vetëve dhe kundërshtarëve të tij, njëlloj si porositësit e vrasjeve me pagesë

- Bota Sot

Si Edi Rama porosit shkrime kundër të vetëve dhe kundërshtarëve të tij, njëlloj si porositësit e vrasjeve me pagesë

Në emisionin “Opinion” të TV-Klan më 25 prill 2024, objekt debati ishte dokumentari i “RAI 3” për kapjen e qeverisë shqiptare nga mafia, dhe për fjalorin agresiv, intimidues e jo etik të kryeministrit Edi Rama, ndaj drejtuesve e gazetarëve italianë.

Blendi Fevziu, i drejtoi këtë pyetje Baton Haxhiut: - A e konsideroni normale e të drejtë, që kryeministri i Shqipërisë, telefonoi, ndërhyri dhe tentoi të diktojë qëndrimin e televizionit publik të një shteti tjetër, apo qoftë dhe të Shqipërisë?

Baton Haxhiu u përgjigj: - Nuk është e drejtë dhe është jashtë logjikës normale. As unë, nuk ndihem mirë kur Edi Rama më kërkon ndonjë shkrim, por ndodh...

Pas kësaj përgjigjeje, Blendi Fevziu e pyeti përsëri: - Po pse, Edi Rama të jep porosi e të ndërhynë në shkrime?!

Ndërsa Baton Haxhiu, i zverdhur ngaqë e tha pa dashje, u përgjigj: - E lëmë këtë temë, flasim për qëndrimin ndaj kolegëve të “RAI 3”.

Mjafton kjo deklaratë e Baton Haxhiut, për të kuptuar se media në Shqipëri është e kapur, nga kryeministri autokrat dhe klanet e tij mafioze, që rekrutojnë media e gazetarë si Batoni, ndërsa ata që nuk nënshtrohen, sulmohen me tatime, bllokim e dhunë fizike nga banditë të paguar.

Batoni e tha troç dhe qartë, që kryeministri Edi Rama i jep porosi, ide e urdhra për shkrime, si dhe i kërkon llogari, për shkrime që dalin nga linja e propagandës dhe luftës së Bablokut; madje aq shumë e përditë e ngarkon, sa Batoni shprehu mërzitje nga ky skllavërim.

Edhe pa e thënë Batoni, prej 10 vitesh ia bën “muuu”, që ky nuk është analist, por tellall propagande dhe mbrojtës i zullumeve të Edi Ramës, Olsit, ministrave, deputetëve dhe oligarkëve, trafikantëve e klaneve të tij mafioze.

Këtë rol shërbëtori, Baton Haxhiu e luan hapur në media, duke mbrojtur e histerizëm aferat e Edi Ramës me landfillet, investitorët strategjikë, dhurimin pasurive shtetërore për ministrat, oligarkët e trafikantët Olta Xhaçka, Rrok Gjoka, Lenc Gjikuria, Artan Dulaku, Gjergj Luca, Pëllumb Gjoka, Gaz Demi, Lul Morina, Roland Ziu etj., etj.

Me urdhër, tema e linja të gatshme të Edi Ramës, tellalli Baton Haxhiu ka mbrojtur dhe Olsi Ramën, kur i janë zbuluar aferat ekonomike, dhe përfshirja në trafikun e kokainës; madje dhe në emisionin për dokumentarin e “RAI 3”, ai sulmoi gazetarët italianë me gjuhën e Edi Ramës.

Nuk ka dyshim që Edi Rama ka blerë media dhe gazetarë; madje këtë e deklaroi këshilltari i tij Baton Haxhiu, provë që konfirmon kapjen dhe përdorimin mediave, si kobure e furça në shërbim të propagandës së sundimit të tij.Pamfleti



Lexoni të gjitha në Bota Sot