Fitore për lirinë e medias/ Komiteti ndërgjyqësor i OKB rrëzon përsëri SPAK për rastin e gazetarit Qyno, që iu bastits shtëpia e ju sekuestruan pajisjet

- Gazeta Telegraf

Fitore për lirinë e medias/ Komiteti ndërgjyqësor i OKB rrëzon përsëri SPAK për rastin e gazetarit Qyno, që iu bastits shtëpia e ju sekuestruan pajisjet

Beteja e medias me institucionet e drejtësisë së re po gjen si viktima gazetarët që mes vështirësive sigurojnë informacione nga burime të tyre por kjo e vërteta vë në presion institucionet apatike të drejtësisë të cilat e duan median sa për publikuar arritje por kur vjen puna tek rrjedhja e informacioneve që më së shumti dalin nga vetë këto institucione ato i hakmerren medias

Një tjetër fitore e medias shqiptare përballë veprimeve jo të rregullta të drejtësisë shqiptare erdhi këtë të martë nga Gjeneva, në Zvicër. Komiteti Ndërgjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, vendosi të rrëzojë një kërkesë të kreut të prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, që i ishte drejtuar këtij organizmi përmes një kërkesë për heqjen e masës së ndërmjetme të pezullimit për aksesimin e të dhënave kompjuterike dhe aparateve telefonike,të gazetarit të kronikës së zezë, Elton Qyno. Vendimi u mor ditën e martë 30 Prill 2024, dhe sipas vendimit rrëzohen parashtrimet e dërguara nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Pas rrëzimit të kërkesës, komiteti ndërgjyqësor i OKB-së urdhëroi unanimisht për herë të dytë që institucioni i SPAK, të përmbahet dhe mos aksesojë të dhënat e gazetarit madje edhe nëse pajisjet janë aksesuar dhe nxjerrë të dhënat e gazetarit, OKB ndalon SPAK ti përdorë ato në proces hetimi apo gjyqësor. Gjithashtu komiteti ndërgjyqësor pranë OKB-së, kërkoi shtetit shqiptar që të mos kryejë asnjë lloj ndërhyrjeje tek materiali i sekuestruar që nuk ka lidhje me çështjen në hetim, si dhe të caktojë një procedurë për të mbrojtur konfidencialitetin e burimeve të informacionit pa lidhje me çështjen në hetim, ndërkohë që ajo po shqyrtohet nga OKB. Kjo është herë e dytë që OKB, vendos që SPAK të përmbahet në kryerjen e veprimeve të mëtejshme, deri në momentin e zgjidhjes së çështjes në mënyrë përfundimtare në muajin korrik 2024. Vendimi i parë i komunitetit është marrë në datën 17 janar 2024 në Gjenevë të Zvicrës.

Beteja e medias me institucionet e drejtësisë së re po gjen si viktima gazetarët që mes vështirësive sigurojnë informacione nga burime të tyre por kjo e vërteta vë në presion institucionet apatike të drejtësisë të cilat e duan median sa për publikuar arritje por kur vjen puna tek rrjedhja e informacioneve që më së shumti dalin nga vetë këto institucione ato i hakmerren medias si fajtori i vetëm për të gjithë, për ekzekutivin që i zbardh skandalet, për ligjvënësit që i ndjek sa punojnë e së fundmi për drejtësinë që kërkon me do e mos vetëm fjalë të bukura nga media dhe asnjë kritikë, për ndryshe atyre do të tu mbyllet goja duke mos gjetur burime nga frika se drejtësia e re do të persekutoj sërish.

Rasti “Qyno” është rasti i dytë brenda pak kohë që prokuroria speciale SPAK në Shqipëri, ndërmerr veprime antiligjore, antikushtetuese dhe që bien ndesh me praktikat ndërkombëtare për rastet e lirisë së medias dhe shprehjes së tyre. Rasti i parë ndodhi me precedentin e “Lapsi.al ku SPAK tentoi ti sekuestrojë pajisjet elektronike, por që u ndalua menjëherë nga gjykata e Strasburgut.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf