Kur shkelet ligji për pensionistët dhe askush nuk mbanë përgjegjësi

- Gazeta Telegraf

Kur shkelet ligji për pensionistët dhe askush nuk mbanë përgjegjësi

Të gjithë kundër pensionistëve! Ka 5 vjet që nuk përcaktohet koeficenti i indeksimit të ligjit duke dëmtuar mijëra pensionistë. I siguruari që ka plotësuar kushtet për pension të plotë pleqërie, kur vazhdon të jetë në marrdhënie pune,  paguan kontribute  dhe e kërkon pensionin në një datë të mëvonshme. Pas plotësimit të kushteve merr një shtesë, prej 4% dhe jo 6 % që përfitojnë të punsuarit e administratës aktuale. Ankesat në gjykatat dhe qëndrimi fyes i tyre

‘‘I siguruari që ka plotësuar kushtet për pension të plotë pleqërie, kur vazhdon të jetë në marrdhënie pune, paguan kontribute  dhe e kërkon pensionin në një datë të mëvonshme. Pas plotësimit të kushteve merr një shtesë, prej 4 për qind të pensionit të plotë për çdo vit, qe shtyhet data e daljes në pension.‘‘Fatkeqësisht Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimin nga 4 për qind në 6 për qind duke mos i dhënë fuqi prapavepruese këtij ndryshimi, e ka dëmtuar këtë kategori pensionistësh.

Jo vetëm Kuvendi, por edhe Këshilli i Ministrave në 3- 4 raste e ka shkelur Ligjin.

E para, për 5 vjet nuk përcaktoi koeficente indeksimi të ligjit, duke dëmtuar mijëra pensionistë. E dyta, edhe kur përcaktoi koeficentë indeksimi, 2 vitet e fundit, i përjashtoi nga indeksimi i pagave, në dëm të pensionistëve.

Konkretisht, e kam fjalën për Ligjin e Sigurimeve Shoqërore Nr.7703, datë 11.05.1993, i cili sipas meje është shkelur, jo vetëm nga organet e Sigurimeve Shoqërore, por edhe Institucionet më të rëndësishme të shtetit: Pushteti Legjislativ, Pushteti Ekzekutiv, dhe Gjykatat.

E vërteta është se Shqipëria, duke patur një ekonomi të dobët, pensionistët si qytetar të këtij vendi, nuk mund të pretendojnë pensione të barabarta, apo afërsisht të barabarta me vendet e tjera të Europës.

Por bazuar në rastin e pensionit tim, kam konstatuar disa shkelje të Ligjit përkatës:

Fakti se kam ndërprerë marrdhëniet financiare me punëdhënësin më 15 prill të vitit 1998, duke paguar një kontribut maksimal, dhe jo vetëm, por edhe duke e shtyrë datën e daljes në pension, 4 vjet, 3 muaj, e 10 ditë, më kanë takuar sipas ligjit 4 pensione maksimale, ndër të cilat, kam përfituar pension më të vogël 8000 lekë, i barabartë me dyfishin e pensionit minimal, plus edhe një shtesë pensioni të barabartë me 1360 lek, bazuar në Nenin 33 të Ligjit që thotë:

‘‘ I siguruari që ka plotësuar kushtet për pension të plotë pleqërie, kur vazhdon të jetë në marrdhënie pune, paguan kontribute  dhe e kërkon pensionin në një datë të mëvonshme. Pas plotësimit të kushteve merr një shtesë, prej 4 për qind të pensionit të plotë për çdo vit që shtyhet data e daljes në pension.‘‘

Fatkeqësisht Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimin nga 4 për qind në 6 për qind duke mos i dhënë fuqi prapavepruese këtij ndryshimi, e ka dëmtuar këtë kategori pensionistësh.

Akoma më keq është vepruar në rastin e ndryshimit të Ligjit më Nr.104, datë 31.12.2014, i cili, duke i hequr kufizimet e Nenit 32/4 të Ligjit, por duke mos i dhënë fuqi prapavepruese këtij neni famkeq, i cili u jep të drejtë personave që do të dalin në pension pas 1 janarit të vitit 2015, dhe ua mohon atyre që kanë dalë para 1 janarit të vitit 2015.

Jo vetëm Kuvendi, por edhe Këshilli i Ministrave në 3 – 4 raste e ka shkelur Ligjin.

E para, për 5 vjet rresht në kundërshtim me ligjin, nuk përcaktoi koeficente indeksimi të ligjit, duke dëmtuar jo pak, por mijëra pensionistë.

E dyta, edhe kur përcaktoi koeficente indeksimi, 2 vitet e fundit, i përjashtoi nga indeksimi i pagave, në dëm të pensionistëve.

E treta, në rastin e indeksimit të pensioneve për vitin 1999, si për pensionet minimale ashtu edhe për pensionet maksimale, aplikoj si rritje pensionesh  një shumë të barabartë prej 400 lekësh, në dëm të pensionistëve që kanë përfituar pensione më të larta se pensioni minimal.

E katërta, edhe për vitin 2000, Këshilli i Ministrave i rriti pensionet minimale në kundërshtim me Ligjin 17 % pensionet minimale 10 % pensionet maksimale, në dëm të pensionistëve, që kanë përfituar pensione më të larta se pensioni minimal.

Ndërsa, Drejtoria Rajonale Dibër, në vend që sipas Ligjit të 3 vjetëve  rresht në 10 vjetëshin e fundit të pagës neto, u është referuar pagave për një periudhë më të gjatë së 3 vjet.

Përveç sa më sipër, për 5 vjet rresht, nuk e rriti shtesën e pensionit sipas Nenit 33 të ligjit.

Për shkeljet e ligjit, më është dashur t‘u drejtohem Gjykatave Shqiptare, të gjitha shkallëve, deri edhe në Gjykatën të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, e cila në fillim, qe shprehur se kërkesa ime ishte plotësuar siç duhet, dhe me kalimin e 5 vjetëve, Gjyqtari përkatës në prani dhe të një relatori e shpalli kërkesën time të papranueshme dhe pa të drejtë rekursi.

Pavarësisht nga vendimet e gjykatave në disfavorin tim, Drejtoria  Rajonale Dibër, sigurisht e bindur për shkeljet e ligjit, më ka dëmshpërblyer në 3 raste me 100000 lekë.

Kam dëgjuar se pensionistët, me pensionet aq të ulta, nuk janë në gjendje të paguajnë ilaçet, e jo më të përballojnë  nevoja të tjera jetike.

Nuk di të them nëse kontrolli i lartë i shtetit, ka për detyrë të kontrollojë Institutin e Sigurimeve Shoqërore, apo dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Vartëse.

Nuk di të them gjithashtu, as edhe për Institucionin e Avokatit të Popullit, përveç orvatjes për të përcaktuar minimumin jetik, i cili dështoi pasi qeveria nuk e lejoi.

Nëse nuk do të kishin ndodhur shkeljet e ligjit, dhe Kuvendi i Shqipërisë do t‘u kishte dhënë atyre fuqi prapavepruese ndryshimeve të ligjit, une sot do të përfitoja jo 38712 lek, por 62615 lekë, domethënë 23903 lek më shumë.

E keqja më e madhe është se për këtë gjendje, askush nuk mban përgjegjësi.

Si perfundim SHKELJA E LIGJIT të Sigurimeve Shoqërore realisht tregon se Kushtetuta e vitit 1998 neni 18 pika 1 që thotë:

‘‘Te gjithë janë të barabartë para ligjit, barazia ligjore është asgjësuar.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf