Sherr mes shoferëve në doganën e Kapshticës, plagoset me thikë njëri prej tyre

- Gazeta Telegraf

Sherr mes shoferëve në doganën e Kapshticës, plagoset me thikë njëri prej tyre

Dy shoferë kamionësh nga Tirana janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin në doganën e Kapshticës. Siç raportohet, njëri prej shoferëve me iniciale A.A ka qëlluar me thikë në bark shoferin tjeter me iniciale J.T.

Mësohet se i plagosuri po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit që përfundoi në plagosje me thikë ishte radha për të kryer procedurën e skanerit.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf