Policia Kufitare Vlorë shpëtoi 12 persona, Balla: Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës

- Gazeta Telegraf

Policia Kufitare Vlorë shpëtoi 12 persona, Balla: Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shpëtimin e 12 personave nga Policia Kufitare e Vlorës.

Balla është shprehur se Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Vlorë, Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot. Por operatorët turistikë duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të paçertifikuar dhe se në çdo rast masat ndërshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf