Ilmi S.Qazimi: Të çjerrrim maskën e projekt-ligjit për lindjet me nënë “surrogato”

- Gazeta Telegraf

Ilmi S.Qazimi: Të çjerrrim maskën e projekt-ligjit për lindjet me nënë “surrogato”

Nuk mund të ketë pasoja të tilla zbatimi i këtij ligji antihuman në një komb, të themi, me mbi 80 milion banorë. Popullsia jonë është shumë e vogël në numër dhe pasojat janë  shumë të rënda e të shpejta. Për ne, aplikimi i këtij ligji, do të ishte asgjësim kombëtar i mundshëm për një kohë të shkurtër. Ndaj duhet t’i themisa më parë e të gjithë “NDAL!”  miratimit të këtij ligji.

Punëtorja e pastrimit të lokalit “Kafe Cuku”po pastronte xhamat lart-poshtë e poshtë-lart duke qëndruar në këmbë në trotuar me kovën e ujit në tokë. Aty pas saj çapiten kalimtarët në të dy kahjet. Pastruesja kur ndjeu se bishti i fshesës kishte prekur diku ktheu kokën. Po ç’të shihte? Kishte goditur padashje  një grua të re në bark. Ajo paskësh qenë shtatzanë. E tronditur  shumë si nënë që është edhe vetë, e pikëlluar sinqerisht e thellë në shpirt i kërkon falje shtatzanës së re duke iu afruar dhe pyetur nëse ka dhimbje. Shtatzania e re, e gjendur para një gruaje  disi të moshuar, si nëna e saj, që robtohet me fshesë në dorë, ia kthen: “Nuk ka gjë, nëno, jam mirë. Nuk jam lënduar.”Por pastruesja  duke u ndodhur në një çast kaq të sikletshëm për të, nisi të mallkojë veten “M’u thafshin duart, ku i pata sytë…” E reja me fëmijë në bark i tha prerë:”Nëno, mos e vrit mëndjen, për bishtin e fshesës !” E reja e tha këtë fjali dhe u largua, por ata që e dëgjuan, midis tyre edhe unë, nuk arritën të kuptojnë dot kush qe bishti i fshesës. Vetëm njëri, që kish qenë mësues i gjuhës shqipe, reagoi çuditshëm, si zyrnaja mes daulleve: “ ajo vajza shtatzanë u shpreh gabim se duhej të thoshte “mos e vra mendjen” e jo “mos e vrit mendjen”…!?

Duke reflektuar më pas, vetiu i shkoi mendja tek lajmi pompoz më monstruoz që kam dëgjuar në kanalin televiziv”TCh”,(i cili veç të tjerash, si ‘pavarësia’ nga qeveria, shfaqja e emisioneve më antimorale e antinormale të marrëdhënieve midis njerëzve të dy gjinive, etj, ka marrë përsipër që t’u mësojë anglishten shqiptarëve të çdo moshe nga që mbi gjysmat e emisoneve i ka të emërtuara e strukturuara në gjuhën angleze). Ligjërimi i lindjeve me nënë “surrogato”. Realisht të gjithë kemi ende shumë për të parë, dëgjuar e përjetuar përderisa jetojmë në një shoqëri ku tërëçka që egziston s’është asgjë tjetër veçse mall; madje mall i rëndomtë që shitet e blihet.Mall që reklamohet, porositet, parapaguhet dhe blihet,pastaj shkelmohet.Edhe ajri edhe fetusi,edhe ideja edhe mideja,  edhe  dheu edhe Zeusi! Mos ndoshta ajo gruaja e re shtatzanë  e ka ditur këtë ligj dhe lëshoi lehtazi fjalinë “Mos e vrit mendjen”…?

Pra po flitet se po përgatitet që të dalë një ligj i ri. Dihet nga shumica e banorëve të këtushëm se ligjet tek ne nuk përpilohen nga njerëz komptentë e sipas nevojave që ka zhvillimi progresiv i vendit, i forcave prodhuese,i ecurisë propocionale të ekonomisë, i kuptimit dhe zhvillimit kombëtar të kulturës në gërshetim me atë ndërkombëtare, i përsosjes së shërbimit shëndetësor, i vendosjes në baza të shëndosha të sistemit arsimor i të tri shkallëve, etj, etj., Joo! Ligjvënësit qëndrojnë larg këtyre objektivave! Ligjet që duhet të miratojë Parlamenti ynë tejet parazitar me 140 deputetë rroga e të cilëve peshon mbi kurrizin e pensionistëve, duhet të jenë së pari nëzbatim të ideve në tërësi antikombëtare, euforike e megallomane të kryeministrit Edi Rama, në shërbim të një apo tufë deputetësh fjalëndyrë, punëpak dhe rrëmujaxhinj, ose grupi apo grupimesh të vogla biznesmenësh emërdëgjuar ose fantazmë, që konkurrojnë një grup tjetër të tillë për të gëlltitur  sa më shumëfonde e në garëpër tëvjedhur  shuka me dollarë e euro.

Ligjet që duhet të miratojë Parlamenti ynë tejet parazitar me 140 deputetë rroga e të cilëve peshon mbi kurrizin e pensionistëve, duhet të jenë së pari në zbatim të ideve në tërësi antikombëtare, euforike po grupimesh të vogla biznesmenësh emërdëgjuar ose fantazmë, që konkurrojnë një grup tjetër të tillë për të gëlltitur sa më shumë fonde e në garë për të vjedhur shuka me dollarë e euro. E patëm fjalën te ligji për ligjërimin e lindjeve me nënë “surrogato”.

E patëm fjalën te ligji për ligjërimin e lindjeve me nënë “surrogato”. Prononcimi sa më i gjerë publik për këtë lloj ligji që po përgatitet për t’u miratuar, është i dosmosdoshëm. Së pari, cilat janë ato rrethana shoqërore, ekonomike, psikologjike, gjenetike, shëndetësore dhe demografike që e bëjnë të domosdoshëm konturimin dhe miratimin  e një të tillë ligji antinjerëzor në kushtet e Shqipërisë së vogël, të copëzuar, të braktisur nga bijtë e bijat e saj që duhet të ishin këtu për të lindur e krijuar familje. Së dyti, cili është personi, grupi i personave apo institucioni i ngushtëmirëfilltë që e jep i pari këtë propozim në truallin e atij palo dikasteri që quhet zyrtarisht ‘Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale’? Përse nuk publikohen këto? Përse mbulohet, më saktë përse maskohet, me emrin e dikasterit me emërtimin për “mbrojtje shoqërore”, një propzim antinjerëzor për t’u bërë ligj në kushtet thuajse katastrofike demografike të sotme të Shqipërisë?

“Nëse drafti i propozuar do të miratohet atëherë çdo grua, e cila do ta kishte të pamundur për shkaqe shëndetësore të mbetej shtatzënë ka të drejtën që të ketë një fëmijë përmes një marrëveshje me shkrim me një grua tjetër, e cila duhet të jetë mbi 25 vjeç e të ketë lindur më parë të paktën një fëmijë tjetër. Ministria e Shëndetësisë kërkon që nëpërmjet ligjit të njihet edhe ruajtja e qelizave riprodhuese me metodën e ngrirjes. Ndryshime kërkohen nga ministria përkatëse edhe në teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar in vitro, e përdorur për parandalimin e disa sëmundjeve me origjinë gjenetike, që mund të transmetohen nga prindi te fëmija. Përdorues të këtyre teknikave do të jenë çiftet heterologe, ose që bashkëjetojnë si dhe gruaja e pa partner. Embrionet dhe vezët e pafekonduara mund të ruhen në ngrirje deri sa gruaja të mbushë moshën 53 vjeç. Drafti i propozuar ndalon përdorimin e embrionit për qëllime tregtare, trafikimin e qelizave riprodhuese dhe embrionit.” Kështu thonë mediat e përditshme për një pjesë të përmbajtjes së këtij ligji ogurzi. A e shihni se çfarë lloj biznesi i paskrupullt po hyn për t’u ligjëruar?

Personalisht bashkohem me  këshillin gjithë fetar shqiptar i krijuar apostafat për të kundërshtuar këtë lloj ligji antihuman, antinatyror, antifamiljar e antikombëtar. Bashkohem me disa zonja intelektuale  e deputete dhe shumë mjekë, që njohin familjen shqiptare, gjendjen konkrete të popullatës dhe traditës, të mendësive dhe  peripecive për ndërtimin dhe forcimin e familjen shqiptare. Mendimi i të sipërpërmendurve është që ky ligj të mos miratohet asfare. Është katërcipërisht një ligj i zi sterrë. Është fjala për shitblerjen e fëmijëve të nënave të varfëra. Dhe lajmet në thuajse tërë televizionet shqipfolëse e japin me tone të forta: Ligji për fëmijët e “nënave surrogato!” Oooh, çfarë lajmi i kobshëm! Si mund të quhet nëna ‘surrogato’? Si mund të ketë këtë emërtim një femër që sjell një  shqiptar tjetër në jetë? Si mund të pranohet një shpërfytyrim, përdhosje dhe injorimi i asaj që i jep frymë një qënieje të re njerëzore nën dritën e diellit? Për asnjë lloj kafshe deri edhe tek djalli i zi i Tasmanisë nuk do të përdorej emërtimi ‘nënë  surrogato’ e jo më për nënën. Aq më pak për një nënë të re shqiptare që  lind një fëmijë të bukur të një rrace  të stërlashtë homogjene në truallin e vet të lënë nga të parët tanë historikë e heroikë. Mos më quani patetik. Do të zhvillojmë ekonominë kapitaliste, por gjithçka ka një kufi, kur vjen puna te nëna veçanërisht. Nuk ka e nuk mund të ketë nënë surrogato! Edhe pse  njerëzisht nuk duhej, por është e qartë se kapitali nuk  e njeh humanizmin, ndaj do të shitet e të blihet çdo produkt, madje edhe ai që”prodhon” njeriu femër, pra nëna. Porama është krim tejet i rëndë emërtimi nënë ‘surrogate’! Siç thuhet ky projektligj ka dalë nga një dikaster që varet direkt nga kryeministri Edi Rama. Po ai vallë a di gjë për këtë sulm vdekjeprurës që po i kanoset nënave dhe familjes shqiptare në veçanti. Po pse pak vajza e djem na ka marrë ne emigracioni, valët e detit, honet e maleve, hashashi dhe prostitucioni, po dashkan që të na marrin edhe fetuset për shitje nëpër pazaret e shteteve të mëdha?

A nuk është kjo fatkeqësi e thellë për popullsinë, shtetin, kombin, vendin, Shqipërinë dhe tërë shqiptarët? Dhe për këtë lloj befasie shkatërruese demografike as që ka ndonjë vramendje e prononcim nga kryetari i qeverisë! Ai merret më një stacion televiziv Italian (!?) që i paska shkelur në kallo vetë kryetarit tonë! Pa le po në replikë Edi Rama përmend argumenton se Rai-3 po e ‘sulmon Shqipërinë me metoda komuniste’! Maskë më të bukur për të fshehur të vërtetën duke përdorur një bisht fshese nuk gjen dot kund! Për këdo që  dëgjon mirë nga veshët, ai stacion televiziv, kritikon apo godet vetëm dy personat që qeverisin sot Shqipërinë dhe Italinë dhe nuk ka punë fare as me dy vendet nga këndvështrimi gjeografik apo gjeopolitik e ca më pak me metoda komuniste?! Ky rast na kujton një skenë nga viti i zi, që mos ardhtë kurrë më, viti 1997: Tirana po digjej nga urdhrat shtrigane të Sali Berishës e Bashkim Gazidedes dhe Safetit (ministri i mbrojtjes) sapo kish bërë dush dhe me qetësi apostolike po krihej! E bukur ëëë?!

Dëmet që sjell ky ligj antinjerëzor shoqërisë shqiptare janë të pallogaritshme. Po numuroj disa: Ashtu si një grua për të fituar disa para jep trupin, kjo që quhet ‘surogato’ jep mitrën e vetë. Ajo e kthen trupin e vet në një objekt fitimi. Mbi të gjitha kjo grua shprehet se nuk ka asnjë lidhje me këtë fëmijë që po mban. Pra humbet ndjenja mëmësore. Humbet nocioni familje, me babë e me nënë. Nënat fëmijërritëse dhe pastaj shitëse janë njëlloj si ushtrimi i prostitucionit, pasi ato po e kthejnë trupin e tyre thjesht dhe vetëm në një objekt fitimi. E gjithë kjo ecuri antihumane krijon një shoqëri të egër jo më njerëzore madje as kafshërore. Kujtojmë këtu se natyra i ka bërë shumicën e zogjve prindër të shkëlyer ashtu edhe miliona lloj speciesh të gjallesave toksore e ujore, nga të cilët ne njerëzit kemi marrë e duhet të marrim shëmbull. Ligji në fjalë, sjell diçka edhe me të keqe, jashtë koncepteve që rrok ndërgjegja shoqërore. Ky ligj do të sjellë njëlloj polarizimi të femrave sikur ato të ishin, më falni për emërtimin, qënie të pashpirta, vetëm mekanizma prodhuese fetusesh për shitje. Ky është një lloj tmerri e terri i paimagjinueshëm demografik.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf