Plagosja e katër personave në Podujevë, policia zbulon çka konfiskoi në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit

- Bota Sot

Plagosja e katër personave në Podujevë, policia zbulon çka konfiskoi në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Lupç të Podujevës, ku u plagosën katër persona. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Në raportin e sotëm 24 orësh, policia ka bërë të ditur se në këtë rast kanë qenë të përfshirë pesë persona. Shtëpitë e të dyshuarve janë bastisur dhe sipas policisë në njërën prej tyre janë janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura.

Ata janë dërguar në mbajtje, derisa një prej tyre po merr ende trajtim mjekësor në QKUK.

“Fsh.Lupç, Podujevë 01.05.2024-15:32. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përplasur në mes veti, në rast është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar të kalibrit të vogël. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje, mirëpo tre prej tyre ende janë duke marr tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën sigurim të policisë”, thuhet në raportin e policisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot