Kërkoi të hiqen masat, Stano i kundërpërgjigjet Kurtit

- Bota Sot

Kërkoi të hiqen masat, Stano i kundërpërgjigjet Kurtit

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se duhet të hiqen masat e vendosura pasi që Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Evropian.

Sot, në një konferencë për media, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se masat hiqen atëherë kur vendosin shtetet anëtare dhe jo kur politikanët e Kosovës duan.

“Kur BE-ja paraqiti masat kundër Kosovës, shkaku i krizave, vendimeve të njëanshme eskalimet në raport me Serbinë, Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të kthyeshme. Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin, kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Pra, kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, tha Stano.

Ai kujtoi se masat janë ende në fuqi.

“I kemi parë zgjedhjet në katër komunat si një prej elementeve që dërguan në vendosjen e masave, por mbetet te vendet anëtare, siç edhe thuhet në Konkluzat e Këshillit të Punëve të Përgjithshme nga dhjetori i vitit të kaluar. U mbetet vendeve anëtare të rivlerësojnë situatën dhe më pas me institucionet evropiane të vendosin nëse duhet hequr masat ose jo. Mund vetëm të konfirmoj se diskutimet ende po vazhdojnë dhe rikujtoj se masat nuk janë hequr”, tha zëdhënësi i BE-së gjatë një



Lexoni të gjitha në Bota Sot