Parashikimi i motit për të premten ( 03.05.)

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të premten ( 03.05.)

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit priten reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me pak vetëtimë dhe bubullimë.

Edhe dita do të vijojë kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat do të jenë edhe në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë në lokalitete.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-61 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C, njofton MeteoKosova percjell Gazeta e Prizrenit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit