Duro: Kam pasur ofertë nga Kosova dhe një ekip nga Maqedonia

- Bota Sot

Duro: Kam pasur ofertë nga Kosova dhe një ekip nga Maqedonia

Trajneri Shpëtim Duro ka shpjeguar se si ishte situata e ndarjes me skuadrën e Struga Trim Lumit.

Nga një anë ai ka pranuar se do të kishte dashur ta vazhdonte punën deri në fund të sezonit, për të tentuar titullin e dytë kampion radhazi.

Në anën tjetër thekson se nuk do të rinovonte marrëveshjen, pasi dëshironte të kthehej të drejtonte në Shqipëri.

“Mbaroi si cikël. Edhe këtë muaj kisha kontratë dhe mbaroja pas një viti e gjysmë dhe sinqerisht nuk kisha ndërmend të vazhdoja.

U bë kohë e gjatë larg familjes. Por doja të qëndroja këto dy ndeshje, sepse tani varet kampionati me përballje direkte.

Janë në vend të parë, por ashtu bëmë një zgjidhje bashkërisht.

Kemi kryesuar kampionatin gjithë vitin dhe dy ndeshjet e fundit nuk shkuan siç shpresonin, përndryshe do të shpalleshim kampionë para kohe.

Qysh sot më kanë telefonuar nga një skuadër serioze në Kosovë dhe njëra në Maqedoni, por duhet të pushoj dhe do të doja të punoja këtu në Shqipëri. Dolëm kampion, shkuam në “play-off” në Ligën e Konferencës dhe kryesuam gjithnjë në Maqedoni. Kështu po e lë Strugën, edhe me buxhet 5 herë më pak se Shkupi dhe Shkëndija”, u shpreh ndër të tjera Duro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot