Teuta dhe Egnatia në statistika

- Bota Sot

Teuta dhe Egnatia në statistika

Ekipi durrsak dominues në përballjet direkte, ekipi rrogozhinas ka vetëm një fitore

Teuta e Egnatia do të jenë përballë në ndeshjen, e cila konsiderohet si më e rëndësishmja e javës së 34-të të Superiores.

Egnatia e vendit të parë do të udhëtojë në Durrës me qëllimin për të marrë një fitore pasi kështu blindon vendin e parë.

Edlir Tetova do të kërkojë të kthejë skuadrën te fitorja pas humbjes ndaj Vllaznisë javën e fundit, ndërsa Edi Martini është krejtësisht i qetë pas tre rezultateve pozitive.

Morali i lartë mund të bëjë që durrsakët të kërkojnë vendin e katërt pasi diferenca është vetëm gjashtë pikë larg nga Dinamo e Skënderbeu, por gjithcka do të varet nga rezultatet e dy skuadrave.

15 herë janë përballur mes tyre Egnatia e Teuta. Duelet mes tyre kanë filluar në vitin 2004, dhe tashmë Teuta numëron 10 fitore, katër barazime kanë përfunduar mes tyre, dhe cuditërisht Egnatia ka vetëm 1 fitore më 23 dhjetor të vitit 2021.

Kjo tregon edhe dominimin e durrsakëve ndaj rrogozhinasve, me këto të fundit që do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj “djemve të detit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot