Ten Hag e pranon: E doja Kane-n, ai shënon 30 gola

- Bota Sot

Ten Hag e pranon: E doja Kane-n, ai shënon 30 gola

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, e pranon se ata u përpoqën të transferonin Harry Kane vitin e kaluar.

Kane u largua nga Tottenham për t’iu bashkuar Bayern Munich, por edhe United provojë që ta blinte asin anglez.

“Gjatë dekadës së fundit dhe gjatë kësaj periudhe, ne nuk arritëm të merrnim lojtarët që dëshironim”, ka thënë Ten Hag.

“Ne kemi bërë disa zgjedhje me talentët si Rasmus Höjlund. Unë doja një sulmues që tashmë e ka dëshmuar nivelin e tij, por nuk ia dolëm ta merrnim atë. Dhe ju e dini që Harry Kane shënon 30 gola”.

 “Unë mendoj se Rasmus do të arrijë në nivel të tij, por atij i duhet ende kohë. Nuk është e drejtë ta gjykojmë atë në të njëjtën mënyrë si Harry Kane. Unë kurrë nuk do t’i krahasoja këta dy lojtarë sepse ata janë shumë ndryshe”, ka theksuar strategu holandez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot