Girona kërcënon Barcelonën për mbretërimin në Katalunjë

- Bota Sot

Girona kërcënon Barcelonën për mbretërimin në Katalunjë

Këtë të shtunë në orën 18.30 në Montolivi luhet Girona – Barcelona.

Skuadra e tretë kundër të dytës, të ndara nga 2 pikë 5 javë nga fundit.

Nëse skuadra e Michel mund atë të Xavit e parakalon, dhe vlen të kujtohet se në Montjuic në 10 dhjetorin e kaluar sfida përfundoi 4-2 për Gironan.

Një supër ndeshje që ju dha Dovbyk me shokë vetëndërgjegjësimin për forcën e tyre.

Ajo Girona luftonte me Realin për kreun e La Ligas. Disfata 4-0 e pësuar në Bernabeu dy muaj më pas, në 10 shkurt ktheu në La Liga hierarkinë natyrale, por nuk demoralizoi Gironan që javën e kaluar siguroi një vend europian për herë të parë në historinë e saj të shkurtër, ku është ngjitur në La Liga për herë të parë në 2017, dhe nëse fiton këtë të shtunë do të jetë matematikisht në Championsin e ri 2024-2025.

Një mrekulli po të marrësh në konsideratë se që nga 2017 kur u ngjit për herë të parë në elitë, Girona ka rënë dy herë nga kategoria.

Për t’ju rikthyer derbit katalan, nuk ndodh që nga sezoni 1941-1942 që Barcelona ta mbyllë kampionatin pas një tjetër skuadre të kësaj krahine.

Atëherë e parakalonte Espanyol dhe tani një arritje të tillë, plot 82 vjet më pas mund ta realizojë Girona. Nëse ndodh Michel do të çonte skuadrën e tij në Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite duke i mohuar shumë të ardhura Barcelonës, gjithmonë në kërkim të dëshpëruar të parave dhe që tani është jashtë Botërorit për Klube të vitit 2025, ku është parakaluar në renditje nga Atletico.



Lexoni të gjitha në Bota Sot