Foden ndjek gjurmët e Diasit dhe Haalandit

- Bota Sot

Foden ndjek gjurmët e Diasit dhe Haalandit

Phil Foden ka shpërthyer përfundimisht, deri në atë pikë sa është bërë një nga udhëheqësit e Manchester City-t në fushë.

Anglezi 23-vjeçar është një nga lojtarët më vendimtar në Premier League dhe tani ka marrë një vlerësim shumë të bukur nga futbolli anglez.

Foden ka marrë çmimin e futbollistit të vitit nga ‘Football Writers’ Association’, një shoqatë që përfaqëson mbi 900 gazetarë mes Anglisë dhe Uellsit.

Ylli i City-t ka marrë 42% të votave, falë të cilave ka mposhtur o Declan Rice të Arsenal-it dhe shokun e skuadrës Rodri, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Martin Odegaard, Ollie Ëatkins dhe Cole Palmer kompletojnë gjashtë vendet e para.

“Zgjedhja si Futbollist i Vitit nga Football Writers’ Association është një nder i madh. Jam shumë, shumë i lumtur që e marr këtë çmim, por nuk mund t’ia kisha dalë pa ndihmën e shokëve të skuadrës.

“Kemi një skuadër me lojtarë shumë specialë te City dhe kam privilegjin të jem pjesë e këtij grupi”, ka thënë pas marrjes së çmimit Foden.

Vitin e kaluar, çmimi është fituar nga Haaland, dy vite më parë nga Ruben Dias. Fiton gjithmonë Manchester City.



Lexoni të gjitha në Bota Sot