Fagu lë pas humbjen në derbi

- Bota Sot

Fagu lë pas humbjen në derbi

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Laçin që do të luhet nesër në orën 16:00 në Kurbin, e vlefshme për javën e 34-të të Superiores. Tekniku i bardhebluve hedh pas humbjen në derbi duke u fokusuar te tre ndeshjet e rradhës që janë po kaq të rëndësishme.

“Gjendja e ekipit është e mirë, kemi një dëmtim të Latifit, kemi dy mungesa për shkak kartonësh, Jonuzi dhe Lushkja.

Pjesa tjetër është e gatshme për sfidën. Ajo ndeshje tashmë është e kaluar, sigurisht na erdhi keq për pikët e lënë, por kemi edhe 3 ndeshje të tjera po aq të rëndësishme sa derbi. Do të bëjmë maksimumin për të marrë pikët dhe për të arritur objektivin.

Ne nuk po bëjmë llogaritë çfarë ka kaluar, do mendojmë për nesër, shpresoj të marrim 3 pikët dhe të arrijmë objektivin.

Ne do bëjmë punën tonë, se çfarë bëjnë kundërshtarët kjo do shihet në fund, e rëndësishme është që skuadra të bëjë maksimumin.

 Ne shikojmë përpara, është shumë e rëndësishme ndeshja në Laç për të menduar për Vllazninë dhe Egnatian.

Në çdo javë që do të luajmë çdo skuadër ka objektivin e saj, nuk ka kundërshtar të lehtë. Çdo lojtar luan për veten e tij dhe për skuadrën”, deklaroi Fagu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot