Bledar Devolli: Mëndjen, zëmrën dhe veshët ti kemi te finalja e Kupës

- Gazeta Telegraf

Bledar Devolli: Mëndjen, zëmrën dhe veshët ti kemi te finalja e Kupës

INTERVISTA/ Trajneri i Kukësit Bledar Devolli, tregon për gazetën “Telegraf” mesazhin për skuadrën

Agron KAJA

Në javën e kaluar humbët me Teutën në Kukës, ishit të dorëzuar, apo ju mungoi fati?

Kishim shumë mungesa nga dëmtimet dhe kartonët pas ndeshjes me Tiranën, por edhe lodhja bëri të sajën, ndaj me Teutën nuk mundëm të merrnim rezultat pozitiv. Gjithsesi, ne kishim mbaruar punë që në atë ndeshje, dhe kjo besoj se ndikoi.

Tashmë që edhe matematikisht jeni të rënë nga Superiorja, do dorëzoheni në tre ndeshjet e mbetura

Ne e kemi thënë se Kukësi nuk do dorëzohet dhe nuk do të lëshojë deri në minutën e fundit të kampionatit. Do respektojmë punën tonë, kampionatin e klubin. Do ti mbajmë futbollistët në tonus, na duhet si impuls për finalen e Kupës.

Këtë javë luani “derbin” e skuadrave të rëna nga Superiorja, e synon Kukësi fitoren me Erzenin?

Natyrisht që në sfidën e Ballshit ne do shkojmë me synimin që ta fitojmë atë.

Pavarsisht situatës në skuadër, me mungesat dhe dëmtimet, për këtë sfidë ne kemi edhe një objektiv të vogël që ta kalojmë Erzenin në renditje.

Ndeshja me Erzenin do të luhet në Ballsh, përbën kjo disafavor për synimin tuaj?

Si profesionistë, ne luajmë njësoj, si brenda ashtu edhe jashtë fushës sonë. Kjo është një fushë asnjëanëse për të dyja skuadrat e mendoj se të treja rezultatet janë në fushën e lojës. E përsëris, ne do luajmë vetëm për fitore.

Duke qënë një ish-lojtar e sot trajner në Superiore, cilat skuadra mendoni në “Final 4”, dhe cilën në Play-out vendi 8?

Tre skuadrat e para për “Final 4” tashmë janë të përcaktuara: Egnatia, Vllaznia e Partizani. Për skuadrën e katërt në këtë zonë, shumë shqiptarë do donin Tiranën, ndërsa në Play-out mendoj e dëshiroj që Laçi të zbresë në Kategorinë e Parë.

Po skuadrën kampione, e përcaktoni sot në këtë periudhë që do luhen tre javë kampionat dhe ndeshjet e “Final 4”?

Më të favorizuar në “Final 4” shoh Partizanin dhe Egnatian, dhe mes tyre mendoj se do zgjidhet titulli kampion. Kanë ekipe me organikë dhe stol të plotësuar. Edhe skuadrat e tjera kanë lojtarë të kompletuar, por këto janë më të plotësuara për titullin.

Kukësi është finalist në Kupën e Shqipërisë me Egnatian, do luani për fitore?

Ndeshjet finale janë vetëm për tu fituar, kështu edhe ne më 14 maj me këtë mision do shkojmë. Në ditën e finales së Kupës, ne edhe “zemrën do ta japim”. Kemi eliminuar Partizanin e Tiranën, por finalja do edhe pak fat, besoj në anën e Kukësit.

Ku do ta shohim Devollin sezonin tjetër, në futbollin shqiptar?

Mendoj se është shumë shpejt që ta parashikoj. Për mua e rëndësishme është që ta mbyllim me sukses ndeshjen e Kupës. Që do jem në trajningun e futbollit, kjo nuk diskutohet. Trajningun e kam punë, profesion dhe e pasion.

Shpëtim Duro e mbylli para kohe me Strugën

Këtë mesjavë, trajneri Shpëtim Duro deklaroi zyrtarisht largimin nga bankina e Strugës në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse skuadra renditej e dyta me 58 pikë, baraz me Shkëndijën dhe Shkupin, Duro tregoi dje për gazetën “Telegraf” edhe  arsyen e largimit. “Ka një moment që e ndjen largimin, edhe pse nuk duhej mbyllur para kohe. Tashmë do të punoj vetëm në Superiore, Strugës i uroj fat”.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 34
E shtunë, 4 maj 2024

Teuta-Egnatia                 16:00

Vllaznia-Dinamo City     16:00

Laçi-Tirana                    16:00

Partizani-Skënderbeu      16:00

Erzeni-Kukësi                16:00

(Në “Adush Muça”, Ballsh)

RENDITJA 

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              33      60

2.Vllaznia             33      55

3.Partizani            33      54

4.Dinamo City      33      47

5.Skënderbeu        33      47

6.Tirana                33      46

7.Teuta                 33      41

8.Laçi                   33      39

9.Erzeni                33      31

10.Kukësi             33      26

Finalja e “Final 4” do gjykohet nga anglezi Taylor

Këtë mesjavë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bëri të ditur se finalja e madhe e “Final 4” më 26 maj ku do të luhet për titullin kampion, do të drejtohet nga gjyqtari anglez Anthony Taylor. Gjithashtu, edhe ndihmësit e Taylor do të jenë të huaj, por emrat e tyre do bëhen publik gjatë ditëve në vijim. Arbitri 45-vjeçar Anthony Taylor mban prej kohësh stemën e FIFA-s dhe ka një karrierë të pasur në gjykimin e ndehjeve të futbollit. Ai drejton takime të nivelit të lartë në Premier Ligën angleze, në UEFA Champions Ligë, në UEFA Europa Ligë, etj.

Shpërblimet për kualifikimet në Kupat e Europës

Këtë mesjavë, UEFA ka vendosur që të ndryshojë kuotat fikse për pjesëmarrjen e skuadrave në çdo raund në Europë, duke kaluar nga 100 mijë euro për raund, në 175 mijë euro. Me skemën e re financiare që UEFA do aplikojë, klubi kampion i Superiores ka të garantuar minimalisht 1 milion e 110 mijë euro nga prania e tij në kompeticionet europiane, edhe nëse nuk arrin të kalojë asnjë tur. Ndërsa skuadrat e tjera që e nisin direkt nga turi i parë i Ligës së Konferencës, kanë të garantuar minimalisht 325 mijë euro, edhe nëse eliminohen menjëherë nga ky tur. Ndërkohë kujtojmë se në edicionin e kaluar, nga skuadrat shqiptare ishte Partizani përfitoi 1 milionë e 410 mijë euro, pasi arritën të kualifikohen deri në fazën “play off” të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi Atletic Esklades nga Andorra dhe Valmeira të Letonisë. Por më pas u eliminua nga skuadra Astana e Kazakistanit. Në këtë edicion, do të jenë katër skuadra shqiptare që duhet të marrin pjesë në UEFA Konferencë Ligë.

Detyrimet e skuadrave, mbeten penalitetet për në Europë

Jo vetëm Tirana, por edhe disa skuadra të tjera të Abissnet Superiore janë në luftë me kohën për të pastruar çdo detyrim të kaluar, me qëllim që të marrin licencën për të luajtur në Europë. Bardheblutë kanë paguar gjatë kësaj jave rreth 400 milionë lekë detyrime tatimore, të cilat ishin detyrimet ndaj Zhozelin Behiratçes, Edon Hasanit, Asion Dajës dhe Besir Isenit. Por momentalisht ka dy problem, me Tim Vairinen në shumën 126 mijë euro dhe Orges Shehin me 30 milion lekë. Finlandezi ka bllokuar merkaton dhe nuk këta të  dy Tirana nuk ka marrëveshje.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf