Klopp deklarohet për të ardhmen e Salah në Liverpool

- Bota Sot

Klopp deklarohet për të ardhmen e Salah në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur mbi të ardhmen e Mohamed Salah në klub.

Klopp, mes tjerash ka thënë se për të ardhmen e egjiptianit do të vendosë dikush tjetër dhe jo ai.

Ai thotë se vendimi për të qëndruar në klub i përket Salahut.

“Nuk është më tema ime”, u shpreh fillimisht Klopp.

“Unë nuk mendoj se duhet të flas për këtë, të tjerët do të vendosin, veçanërisht Mo. Ato vendime do të merren nga njerëz të tjerë”.

Ndryshe, Klopp nuk do të jetë trajner më i Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm, atë do ta pasojë menaxheri holandez Arne Slot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot