Kreshnik Çipi: Skuadrat nuk duhet të lëshojnë në dy ndeshjet e mbetura

- Gazeta Telegraf

Kreshnik Çipi: Skuadrat nuk duhet të lëshojnë në dy ndeshjet e mbetura

KATEGORIA E PARË/ Ish-kapiteni i skuadrës vlonjate Kreshnik Çipi, ka një këshillë për sfidat e rradhës

Agron KAJA

Sot luhen ndeshjet, renditja dhe verdiktet

Java e 32-të e Kategorisë së Parë luhet sot në ora 16:00, me ndeshjet që do përcaktojnë edhe verdiktet e disa skuadrave. Dy kryesueset: AF Elbasani e Bylisi janë të shkëputur, Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi janë të sigurta për Play-off. Sot ndeshta mbetet për tu përcaktuar skuadra e dytë që do zbresë në Kategoriëne Dytë së bashku me Tomorin, si dhe skuadrat e vëndve 9 e 10 që do luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё, Grupi A&B.

Këtë të shtunë të 4 majit 2024, Kategoria e Parë do të luajë javën e 32-të të saj, me ndeshjet që nisin në të njëjtën ditë dhe orë (16:00). Nisur nga skema, të cilën  FSHF-ja e ka publikuar në nisje të sezonit, tashmë disa nga verdiktet janë zbardhur, por në këto dy javë të mbetura ka ende për tu zbuluar. Dy vëndet e kreut dhe vendi i fundit janë të “stampuar”, por në këtë dy javë lufta do të zhvillohet kryesisht për skuadrën e dytë që do të zbresë direkt nga kategoria së bashku me Tomorin, njëherësh edhe për të përcaktuar skuadrën e vëndit të 10-të që do të luajë në Play-out me njërën nga skuadrat e Kategorisë së Dytë. Por mes tyre është edhe skuadra e Flamurtarit, e cila ka si synim primar që në ndeshjet Play-of të dalë fitues, madje sipas ish-kapitenit të saj, Mjeshtrit të Madh Kreshnik Çipi, skuadrën e zemrës këtë herë ai e mendon në Superiore sezonin tjetër. “Mendoj se Flamurtari duhet të ishte në krye të renditjes në Kategorinë e Parë, por në disa ndeshje pati një ecuri jo të mirë, e cila e largoi shumë nga dy skuadrat kryesuese. Gjithsesi, ndeshja me AF Elbasanin e tregoi këtë, edhe pse skuadra e Elbasanit është më e forta e Kategorisë së Parë dhe me meritë është në kreun e renditjes. Ndaj unë besoj e shpresoj që në sezonin tjetër Flamurtari të jetë pjesë e elitës në futbollin shqiptar”, kështu e nisi bisedën me gazetën “Telegraf” Mjeshtri Kreshnik Çipi, i cili bëri edhe në apel për të gjitha skuadrat. “Jo vetëm Flamurtari, por të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë nuk duhet të lëshojnë në këto dy ndeshjet e fundit, pavarsisht pozicionit që kanë në tabelën e renditjes. Këtë nuk do ta dëshiroj, dhe pres që në javën e 32-të të shohim ndeshje korrekte, me grintë e nivelin që kjo kategori e ka. Duke i parë sipas kalendarit, të gjitha i mendoj sfida interesante. Natyrisht që më delikate dhe interesante janë ato ndeshje ku kërkohet mbijetesa, dhe këtu në këtë valle janë tre apo katër skuadra. Pas rezultateve të kësaj jave, ndoshta do kemi të zbardhur edhe ndonjë verdikt për fundin e renditjes”. Ndërkohë që për Kreshnik Çipin, edhe pas dy ndeshjeve të fundit të kampionatit, kjo do të jetë renditja, ndërsa ai i kushton vëmendje edhe ndeshjeve Paly-off. “Sipas skemës së kampionatit, vëndet 3, 4, 5 dhe 6 do luajnë mes tyre për të nxjerrë skuadrën që do luajë me vëndin e 8-të të Superiores. Këtu unë dua që Flamurtari ta përqëndrojë vëmendjen që tani”, kështu e mbylli bisedën me gazetën “Telegraf” Mjeshtri i Madh, Kreshnik Çipi.

PRAG EUROPIANI “GJERMANI 2024”/ EDHE 42 DITË

Gjimshiti, “kryefjalë” e Legjionarëve në Europë

Ditën e enjtë, skuadra e Atalantës ku luan kapiteni i Kombëtares sonë Berat Gjimshiti, morri një barazim me vlera (1-1) në sfidën Olimpik Marsejë. Gjimshiti ishte titullar në këtë duel gjysmëfinal të Ligës së Europës, ku mbrojtësi shqiptar tregoi një paraqitje të mirë në këtë ndeshje. Dhe ishte portal Portali i “Eurosport” në versionin italian, i cili në vlerësimet që dha për këtë ndeshje, e vlerësoi me notën 6,5 mbrojtësin shqiptar. “Atij i duhej të ndalonte armikun publik Aubamejang dhe në fund, edhe pse me pak vështirësi, ofroi një paraqitje solide. Ai ishte i aftë në lojën në ajër, vendimtar në fund të ndeshjes në një krosim të Merlin”, kështu shkruajti portali i “Eurosport”, duke ju referuar kryesisht përplasjes së tij në fushën e lojës me sulmuesin kryesor të Marsejës, Pierr-Emerik Aubamejang. Duke qënë vendimtar në fund të ndeshjes, Gjimshiti mbeti “kryefjala” e Atalantës në këtë përballje.

Asllani i “dehur” nga titulli në Serie A


Këtë mesjavë, “Cronache di Spogliatoio” ka bërë një intervistë treshe me Karlos Augusto, Daivde Fratezi dhe Kristjan Asllanin, të cilët vlerësohen si miq të ngushtë te Interi dhe janë shpesh bashkë. Ata folën për raportet që kanë brenda skuarës, me shumë batuta mes tyre, por mes gjithë batutave mes tyre ku Fratezi e ngacmoi gjatë gjithë kohës Asllanin, mesfushori shqiptar dukej shumë i lumtur mes tyre. Teksa disa media italiane ju referuan kësaj interviste te Cronache di Spoliatolio, Allani paraqitej si i “dehur” për titullin e fituar me Interin. “Po bëj shumë palestër, ndaj tani më quajnë Asllanoto”, ndërkohë që Fratezi ia ktheu me batutën “Bën palestër vetëm sepse në verë do të bësh si i bukur në plazh. Për ta marrë për darkë duhet ta ftosh 100 herë. Nëse e kërkoj 100 herë dhe më thua jo, të them ‘bëj çfarë të duash. Por ne mbetemi përsëri shokë”. Ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren në prag të dy ndeshjeve miqësore.

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 32

E shtunë, 4 maj 2024    

AF Elbasani-Tomori       15:00

Vora-Bylis                     15:00

Flamurtari-Luzi 2008      15:00

Apolonia-Besa               15:00

Lushnja-Kastrioti            15:00

Korabi-Burreli                15:00

RENDITJA 

Skuadrat             Nd     Pikë

1.AF Elbasani       31      73

2.Bylis                  31      70

3.Flamurtari          31      55

4.Vora                  31      48

5.Apolonia            31      46

6.Korabi               31      44

7.Kastrioti            31      36

8.Lushnja             31      34

9.Burreli               31      34

10.Besa                31      32

11.Luzi 2008        31      30

12.Tomori            31      17



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf